Nis programi i Akademisë Diplomatike Kombëtare, Cakaj: T’i afrojmë shqiptarët sa më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë me dije se ka nisur programi i Akademisë Diplomatike Kombëtare. Ky program synon jo vetëm edukimin e përgjithshëm të diplomatëve të së nesërmes, por edhe rritjen e njohurive të diplomatëve për historinë e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Cakaj u shpreh se do të ketë edhe shtjellime të hollësishme për politikën e sotme të Shqipërisë në rajon, procesin e integrimit evropian e politikat e Shqipërisë në organizata shumëpalëshe nga OSBE, NATO e deri tek Kombet e Bashkuara.

“Në frymën e përpjekjeve tona për t’i afruar e bashkuar shqiptarët sa më shumë, ky program do të jetë i hapur edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi e Serbi. Fillimisht do të veprojmë online, e më pas do të takohemi bashkërisht në Tiranë, për të mbyllur fazën e parë të programit, në Nëntorin e festës kombëtare të flamurit kuq e zi.”- përfundoi Cakaj reagimin e tij. Për çdo detaj rreth aplikimit, të gjithë të interesuarit mund të drejtohen tek link: https://bit.ly/2FXptck

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV