E pabesueshme/Kim Jong Un kërkon falje për incidentin me Korenë e Jugut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seuli tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ofroi ndjesë si rrallë herë të premten, pas vrasjes së një zyrtari civil të Koresë së Jugut pranë kufirit të debatueshëm detar mes dy vendeve.

Ushtria e Koresë së Jugut të enjten akuzoi forcat koreano-veriore për vrasjen dhe djegien e zyrtarit, për të cilin Seuli beson se mund të ketë qenë duke u përpjekur të dezertonte në Veri.

Sipas një deklarate të zyrës presidenciale e Koresë së Jugut, Kim kërkon “thellësisht ndjesë” që i ka zhgënjyer koreano-jugorët për incidentin. Në deklaratë thuhet se vdekja ishte “e padrejtë” dhe “nuk duhet të kishte ndodhur”.

47-vjeçari u zhduk të hënën nga anija e tij patrulluese rreth 10 kilometra në jug të kufirit de facto ndër-korean. Zyrtarët e Seulit dyshojnë se personi në fjalë i cili thuhet se kishte probleme financiare dhe çështje të tjera personale, u hodh në det me një pajisje lundrimi.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se pasi u diktua në det nga trupat e Koresë së Veriut, ai u mor në pyetje, u qëllua për vdekje, u lag me naftë dhe iu vu zjarri, me sa duket me urdhër nga një epror.

Koreja e Veriut dha një version tjetër. Ajo thotë se trupat kufitare, duke ndjekur udhëzimet për koronavirusin, gjuajtën 10 herë me armë në drejtim të burrit nga një distancë. Kur iu afruan pajisjes së tij të lundrimit, panë vetëm gjak. Ata më pas i vunë zjarrin pajisjes lundruese, thuhej në deklaratë./VOA

Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë Superiore, ja risitë e “Final 4”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar propozimin e ri për ndryshimin e rregullores së kampionatin “Abissnet Superiore” për fazën...

“Armik!” Endri Shabani i kthen përgjigje Lapajt

Vetëm pak minuta pasi Adriatik Lapaj e sulmoi në rrjetet sociale Endri Shabani ka reaguar me disa vargje në “Facebook”. “Mora pushkën dola malit, Të luftoja...

Punonjësit e kadastrës i pret qelia! Rama paralajmëron në Facebook

Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri...

Lapaj shfryn ndaj Endri Shabanit: Ty dhe dajën tënd do ju gjykojë populli

Adriatik Lapaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, i...

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23 vjeçarit u hodh në liqenin...

Lajme të tjera

Web TV