“Nuk e meritoje kështu”/Messi përshëndet Suarezin dhe sulmon Barçën, Neymar i del krah

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luis Suarez u largua nga Barcelona si një lojtar i padëshiruar pavarësisht se ai është një nga sulmuesit më të mirë në historinë e klubit.

Statisitikat e uruguajanit ishin me të vërtetë mbreslënëse së bashku me numrin e trofeve ku ai arriti të fitonte plot 13 të tillë. Uruguajani shpërtheu në lot në ceremoninë e largimit nga klubi katalanas. Kjo gjë nuk mund të kaperdihej kollaj nga Lionel Messi, i cili pak javë më parë bëri namin për tu larguar nga klubi. Ai sulmoi edhe njëherë klubin duke u shprehur se Suarez nuk e meritonte një largim të tillë.

” Unë tashmë isha duke u mësuar me idenë, por sot hyra në dhomën e zhveshjes dhe karta ra vërtet. Sa e vështirë do të jetë të mos vazhdosh të ndash çdo ditë me ty, si në gjykata ashtu edhe jashtë. Do të na mungojnë aq shumë. Ishin shumë vite, shumë shokë, dreka, darka … Shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, çdo ditë së bashku.

Do të jetë e çuditshme të të shoh me një fanellë tjetër dhe shumë më tepër të të kem rival.  Meritoje të largoheshe si një nga lojtarët më të rëndësishëm të historisë së klubit dhe jo të të tregonin derën kështu. Por, kështu siç kanë ardhur punët, nuk habitem nga asgjë”, shkruan ylli argjentinas.

Me postimin e tij është dakort edhe ylli i PSG, Neymar, pjesa plotësuese e treshes së frikshme të sulmit MSN, që për hir të së vërtetës ka qenë një nga më të mirët në historinë e klubit.

“E pabesueshme si i bëjnë gjërat”, shkruan Neymar, i cili mbështet Messin dhe shigjeton klubin katalanas.

Lexo edhe :  Eberechi Eze transferohet tek Arsenali për 65 milionë euro

 

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Manikyri xhel do ndalohet, është kancerogjen!

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të...

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi botën. E lindur më 26...

Katari akuzon Izraelin!

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është "në tryezë", thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, por sipas tij, "nëse Izraeli dëshiron...

Lajme të tjera

Web TV