Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadaresë drejton seancën në OKB

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, ka drejtuar seancën e radhës në OKB.

Kujtojmë se më 1 korrik të këtij viti Besiana është përzgjedhur si zëvendëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sesionin e 75-të të saj.

Në mbledhjen që ajo drejtoj sot, foli kryeministri i Nepalit, përfaqësuesi i Gjeorgjisë, Republikës Çeke, kryeministri i Greqisë, Kroacisë, kryeministri i Italisë, Armenisë, Pakistanit, Kuvajtit, dhe Spanjës.

Në Facebook-un  e saj, Besiana shkruan se për të është hera e parë që e shikon sallën e Asamblesë së Përgjithshme nga kjo perspektivë.

“Nuk mund t’i rezistoja tundimit për një selfie ndërsa isha në podium” shkruan gjithashtu vajza e shkrimtarit.