Dritë-hijet e 75 viteve të Kombeve të Bashkuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombet e Bashkuara festojnë përvjetorin në një kohë të vështirë, jo vetëm për shkak të pandemisë Covid-19, por edhe për shkak të një krize ekzistenciale dhe mungesës së forcës shumëpalëshe.

Nëse shkojmë në New York, do të shohim se në rrugët që më parë kishte shumë trafik sot ecën me lehtësi.

Për një event me kaq shumë rëndësi përgatitjet dhe impenjimi vazhdon po i njëjtë, pa marrë parasysh këtë periudhë pandemie dhe Kombeve të Bashkuara i urohet ditëlindja e 75-të.

Nuk ka bllokime të zakonshme trafiku në këto data shtatori kur krerët e qeverive nga i gjithë planeti paraqiten në Asamblenë e Përgjithshme për t’i treguar botës se janë aty.

Nga ana tjetër, “Met” (Opera Metropolitane) ka njoftuar se nuk do të hapet gjatë gjithë vitit 2021. Pasi sipas tyre nuk ka muzikë që ja vlen në këtë periudhë të jashtëzakonshme.

Shumë institucione me rëndësi ndërkombëtare duket se nuk kanë qënë të pranishëm në këtë event.

Janë të pakët të pranishmit fizikisht në festimet dhe eventin që mbahet për 75-vjetorin e Kombeve të Bashkuara, pasi pandemia ka rikonceptuar mënyra të reja teknologjike për të vazhduar aty ku e lamë para Covid-19.

Pothuajse të gjithë janë përfshirë në planetin “Zoom” dhe kultura dixhitale tashmë po pushton të gjitha institucionet dhe kompanitë.

Kjo festë përvjetori duket se nuk do ketë të njëtën madhështi dhe as konkurs.

Është një periudhë jo e zakonshme dhe janë orë të “ngecura” edhe për institucionin e shquar ndërkombëtar që u krijua në premisën e bashkëpunimit të qëndrueshëm shumëpalësh për përfitimin e supozuar të shumë vetave. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV