Protesta anti-raciste që u zhvillua në Los Anxhelos një natë më parë u shoqërua me incidente.
Një furgon i zi u fut mes protestuesve duke marrë disa prej tyre përpara. Mësohet se si pasojë e këtij incidenti është plagosur një person.
Lavangurdia raporton se personi i plagosur është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi i furgonit tentoi të arratisej pas kësaj që beri, por u ndalua nga një makinë e cila ishte e organizatorëve të protestës. Policia amerikane nuk raporton asgjë lidhur me motivet që shoferi i fugoni të zi kishte për të prishur protestën.
La.Mi/Fjala.al