A do t’i japin fund lëvizjes së lirë me BE?! Zviceranët votojnë sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Votuesit zviceranë do të vendosin sot nëse do ta braktisin marrëveshjen për lëvizje të lirë të njerëzve me vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas zërave që përkrahin këtë ndryshim thuhet se largimi nga marrëveshja do t’ia mundësojë Zvicrës kontrollimin e kufijve të vet dhe përzgjedhjen e atyre imigrantëve për të cilët ka nevojë.

Ministrja e Drejtësisë dhe Policisë, Karin Keller-Sutter shprehet se largimi i Zvicrës nga kjo marrëveshje do të krijonte një situatë më të keqe se Brexit-i.

Zvicra shumë kohë më parë ka vendosur të mos i bashkohet BE-së, por ajo dëshiron qasje në zonën evropiane të tregtisë së lirë dhe dëshiron të bashkëpunojë me Brukselin në fusha si transporti, mjedisi, shkenca dhe arsimi.

Kujtojmë se Bashkimi Europian vazhdimisht i ka treguar Zvicrës se largimi i mundshëm nga marrëveshja për lëvizje të lirë do të nënkuptonte edhe tërheqje nga marrëveshjet tjera që sjellin përfitime për shtetin helvetik./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Policia zbarkon në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë. Kontrolle dhe urdhër-arreste

Një operacin me shkallë të gjerë po zhvillohet nga forcat e rendit në disa qytete të vendit. Gazetarja Klodiana Lala...

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

Ka shumë arsye për të mësuar një gjuhë të re. Mund të jetë për punë, një interes dashurie ose një interes personal në kulturën...

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19 në seancë konstituitive

Për të 19-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

‘Gropa’ e madhe e PD-ASHM, ‘gropa’ e vogël e PS, dhe ‘kodra’ modeste e partive të tjera

Eduard Zaloshnja Vetëm votat brenda vendit vlejnë për krahasimin e zgjedhjeve të tanishme me ato të 2021-shit, ngaqë atëherë emigrantët nuk mund të vinin me...

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë së ASHSH. Akad. emeritus Bardhyl Golemi...

Lajme të tjera

Web TV