Rritet numri i fëmijëve të prekur/ Mjekët: Ja pse çdo simptomë çon në dyshime për Co*vid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të mëdhenj e të vegjël, nëse je i pakujdesshëm, Covid-19 nuk të toleron.

8 pacientë të vegjël janë të shtruar në pavionin e Covid në shërbimin e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Shefja e këtij shërbimi Gjeorgjina Kuli u shpreh se rastet tek fëmijët po vijnë në rritje.

“Kemi 8 fëmijë bashkë me nënat që në shumicën e rasteve janë edhe ato të prekura. Kryesisht moshat e prekura janë ato nën 2 vjeç”.

Sipas mjekëve deri më sot nuk është identifikuar asnjë virozë tjetër në qarkullim ndaj u kërkohet prindërve të jenë vigjilentë pasi çdo simptomë çon në dyshime për Covid.

“Çdo fëmijë që ka temperaturë duhet të izolohet dhe duhet të trajtohet si potencialisht i infektuar, aq më tepër që nuk dimë për momentin të kemi ndonjë virozë tjetër në qarkullim”, shprehen ata.

Ardhja e vjeshtës dhe shtimi i virozave në qarkullim sipas ekspertëve të shëndetësisë do të shtojë vështirësinë për të diferencuar koronavirusin nga gripi. Injektimi i vaksinës së gripit sipas tyre është një formë e mirë për t’i mbrojtur.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

 

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV