Nuk donte të martohej, kolumbiani “rrëmbehet” nga shokë të armatosur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kolumbian realizoi për të dytën herë rrëmbimin e tij për të mos u martuar. Bëhet fjalë për një shtetas nga një qytet jugor i cili në moshën 55-vjeçare gruaja me të cilën bashkëjetonte i kishte kërkuar martesë.

Një ditë para dasmës ai mundi të realizonte skenarin e famshëm të rrëmbimit, skenar që ia realizuan miqtë e tij. Ai iku në një shtëpi ku qëndroi për më shumë se 24 orë. Policia e gjithë Kolumbisë u ngrit në këmbë për të gjetur të “rrëmbyerin” dhe kur e gjetën i vunë prangat.

Mediat vendase tregojnë se miqtë e 55-vjeçarit informuan policinë në lidhje me rrëmbimin e tij të dyshuar në qytetin Pitalito, në jug të Kolumbisë, fundjavën e kaluar.

Ata thanë se dy burra të armatosur kishin rrëmbyen dhëndrin disa orë para dasmës së tij.

“Policia nisi një operacion që çoi në gjetjen e dhëndrit në një shtëpi që i përkiste një të afërmi”- tha zëdhënësi i policisë lokale.

“Miqtë që raportuan rrëmbimin thanë se kishin gënjyer dhe se donin të ndihmonin burrin, i cili nuk donte më të martohej”- raportoi e përditshmja kolumbiane ”El Tiempo”.

Ishte hera e dytë që burri kishte falsifikuar rrëmbimin e tij për të shmangur martesat. Ai tani mund të përballet me kallëzim penal. /Fjala.al/

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV