Arratisje spektakolare në Paraguaj, 80 brazilianë hapin tunel në burg  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shtete janë tronditur nga një arratisje spektakolare e një grupi kriminal nga një burg i Paraguajt.

Ngjarja është bërë e ditur nga ministria e Drejtësisë paraguaiane. Ata kanë sqaruar se bëhet fjalë për 80 të burgosur të cilët hapën tunelin 26 metra për të fituar lirinë.

Bëhet fjalë për një bandë kriminale mjaft të fuqishme braziliane e cila tashmë pritet të kalojë kufirin dhe të futet në Brazil.

Mediat vendase kanë bërë me dije se shumica anëtarë të një bande të fuqishme kriminale në Brazil, shpëtuan nga një burg në Paraguai, përmes një tuneli 26 metra të gjatë.

Mediat raportojnë se tuneli ishte hapur për këtë qëllim. Ministria e Drejtësisë njoftoi se drejtori i burgut së bashku me 6 oficerë u pushuan nga puna.

Ishte “një punë që zgjati shumë ditë” dhe ishte praktikisht “e pamundur” që stafi i burgut “të mos kuptonte se autorët ishin duke ikur”- tha ministrja e Drejtësisë të Paraguait, Cecilia Peres, duke përfunduar se ata ishin paguar.

Autoritetet braziliane thonë se kanë rritur masat e sigurisë përgjatë kufirit me Paraguain.

Ministri Federal i Drejtësisë Brazilian Serge Mouro ka siguruar që është i gatshëm të ndihmojë autoritetet e Paraguait për ti arrestuar të arratisurit.

“Nëse ata kthehen në Brazil, ajo që i pret ata është një biletë pa kthim në burgun federal”- tha ai.

Grupet braziliane janë ndër më të njohurat në botë sidomos kur bëhet fjalë për çështjen e organizmit nëpër burgje kudo që janë. Ata gjithnjë veprojnë në grup duke u bërë rrezik për çdo siguri burgu.

Megjithatë policia braziliane pretendon se nuk do t`i lërë të gëzojnë lirinë nëse ata vijnë në Brazil. /Fjala.al/

Të fundit

Kosova në zgjedhje/ Kandidatët për kryeministër hedhin votën, thirrje për të votuar

Vullnetin e tyre në kutive e votimit e kanë shprehur edhe kandidatët për kryeministër, së bashku me familjet e...

Karnavalet e Shkodrës, përgatitje për spektaklin e veçantë të qytetit

Nga data 17-23 shkurt do të zhvillohen Karnavalet e Shkodrës, një aktivitet që do të sjellë spektakël për qytetin. Përgatitjet kanë nisur prej disa...

Alergjitë nisin më herët/ Mjekët: Shtohen fëmijët e prekur

Me afrimin e pranverës nuk vijnë vetëm temperaturat më të ngrohta. Çelja e mimozave, akaciave apo poleneve të tjera sjellin shqetësime e para për...

Tiranë, babai kallëzim në polici: Kam humbur kontaktet me djalin

TIRANE Një shtetas ka bërë kallëzim në policinë e Tiranës, ku ka deklaruar se ka humbur kontaktet me djalin e tij, 27 vjeç, që prej...

Çfarë ndodhi me fëmijët e Marie Antoinette pas vdekjes së saj?

Pas vdekjes së Marie Antoinette dhe Louis XVI, vetëm dy fëmijë mbetën gjallë: Louis Charles dhe Marie Thérèse Charlotte. Të konsideruar të rrezikshëm nga...

Lajme të tjera

Web TV