Heronj dhe patriotë të vërtetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

29 Shtator 1916 – Një grup oficerësh austriakë në Shqipëri nisen për të plaçkitur monumentet e kulturës në Apolloni, por befasohen nga thirrjet “ndal” të oficerit shqiptar Kamber Benja dhe 2 nënoficerëve të tij, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani; pas shkëmbimeve të shtënash me armë, tre oficerët shqiptarë mbetën të vrarë në mbrojtje të pasurive të trashëguara kulturore. Për nder të tyre, që prej vitit 2007, Shqipëria e ka shpallur 29 shtatorin si Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

Me emrin Apolloni në botën e antikitetit të herëshëm ka patur shumë vendbanime, por Apollonia afër Pojanit të Fierit, cilësohet nga historianët si qyteti më i rëndësishëm si nga pikëpamja strategjike edhe kulturore. Apollonia, në trojet e fisit ilir Taulant, fillimisht quhej Gylakeia sipas themeluesit të saj ilir, Gylaks, por emri u ndryshua më vitet 600 pes për të nderuar Perëndinë Apollo. Apollonia është përmendur nga Straboni në “Geographica” si qytet jashtëzakonisht i mirë-qeverisur.

Aristoteli e quan Apolloninë qytet të rëndësishëm që vërteton se sistemi oligarkik është i suksesshëm; dhe se si nje grup i vogël në numër por i pasur kolonizatorësh grekë nga Korfuzi e Korinthi arriti të kontrollojë qytetin e banuar nga popullsi krejtësisht ilire. Për një kohë, Apollonia ishte e përfshirë mes zotërimeve të Pirros së Epirit.

Në vitin 229 pes, qyteti u vu nën kontrollin e Republikës Romake, ndaj të cilës thuhet se ishte tepër besnik; për këtë edhe u shpërblye në vitin 168 pes, kur pasuritë që Roma sekuestroi nga mbreti Gent i Ilirisë, ia dhuroi qytetit të Apollonisë. Në vitin 148 pes, Apollonia u bë pjesë e provincës romake të Maqedonisë ose Epiri i ri. Gjatë Luftës Civile romake midis Pompeit dhe Jul Cesarit, Apollonia mbështeti këtë të fundit, por mori anën e Markus Brutus në vitin 48 pes. Më 44 pes, Oktaviani 19-vjecar, i cili më vonë do të quhej Augustus, ndodhej për studime në Apolloni, kur mori lajmin e vrasjes së Cezarit – Oktaviani ishte fëmija i birësuar i Cezarit – dhe prej Apolonisë ai u nis për të ndëshkuar vrasësit e të atit, si dhe për t’u bërë Perandori i parë romak.

Lexo edhe :  8 dhjetor: Dialogu me të kaluarën na frymëzon, por e ardhmja lë pikëpyetje

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

A do ta ndryshojë Donald Trump marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas?

Fati i marrëveshjes për armëpushimin në Gaza varet nga presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump. Analistët mendojnë se natyra...

Njihuni me 4 shenjat më të ndjeshme të horoskopit

Disa shenja të zodiakut, sipas astrologëve janë më të ndjeshme se pjesa tjetër. Disa shenja të zodiakut, sipas astrologëve janë më të ndjeshme se pjesa...

Askush si Ardian Ismajli/ Mbrojtësi dyfishon vlerën e kartonit në një vit

Kombëtarja shqiptare ka disa lojtarë të dalluar, por ai veçohet. Ardian Ismajli është futbollisti me rritjen më të madhe të vlerësimit nga të gjithë...

“Shfaqet” blerës për TikTok/ Investitori amerikan interes për aksionet në SHBA

Kevin O’Lary, investitori i mirënjohur amerikan nga formati televiziv “Shark Tank” rrëfeu në një intervistë për CNN se ai i kishte ofruar kompanisë Kineze...

Zv.kryeministri kroat jep dorëheqjen pas publikimit të videos ku qëllonte me pistoletë

  Një video e Ministrit të Bujqësisë dhe zëvendëskryeministrit kroat, Josip Dabro duke gjuajtur nëntë të shtëna nga një pistoletë HS-2000 përmes një dritareje të...

Lajme të tjera

Web TV