Surrati i Shqiptarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Edison Ypi

Surrati i spiunit, surrati i sekretarit, surrati i komshiut, surrati i drejtorit, surrati i kolegut, surrati i pedagogut, surrati i puntorit, surrati i kunatit, surrati i baxhanakut, surrati i vjehrrit, surrati i shokut të ushtrisë, surrati i shokut të zborrit, këta dhe të tjerë surretër shqiptarësh, cilësoheshin surrat qen, surrat derr, surrat majmun, surrat gjarpër, surrat skuth.

Shtrembërimi katastrofik i surratit të shqiptarit ndodhi si produkt i mardhënies së atij surrati me një send, me një makinë, me një automobil të vogël rus që edhepse ishte pikërisht e kundërta e të qeshurës quhej Gaz. Gazi i drejtorit, Gazi i sekretarit, gazi i shokut Kadri, Gazi i shokut Hekuran, gazi i shokut Pilo, ishin nga gazat më të njohur.

Gazi nuk ishte projektuar për shokun Mehmet as për shokun Simon apo shokun Manush, por për tjetër gjë, për ndjekje, arrestime, internime. Tmerri i rrugëve, rrugicave, lagjeve, fshatrave, ishte gazi i Degës. “Erdhi Gazi” ! tmerronte të madh e të vogël.

Gazi të dilte përpara si ujk, të kalonte anash si dhelpër, të vinte nga mbrapa si zagar.
Gazi kalonte dhe frenonte zhurmshëm edhe pa ndonjë shkak të dukshëm, vetëm për tu kallur datën surretërve që Gazin e kishin frikë, madje e nderonin.

Misteri i shfytyrimit monstruoz të surratit të shqiptarit, pra spiunave, servilave, sahanlëpirësve, zorraxhinjve, dhe të gjithë edepsëzëve të tjerë, nuk mund të kuptohet pa kqyrur si duhet surratin e Gazit.

Me parafango, fenera, xhama, llamarina, pasqyra, goma, surrat kafsha, surrat bisha, surrat vrasësi, surrat krimineli, e gjithë pështirosja njerëzore, egërsia, ftohtësia, ligësia, memecllëku, budallallëku, tuhafllëku, turpi, llumi, mungesa e stilit, mungesa e elegancës, mungesa e finesës, ishin në surratin e përbindëshit metalik, Gaz-it. Surrati i Gazit të dhunës dhe surrati i shqiptarit të keq jepnin e merrnin për ti ngjarë njëri-tjetrin. Njerëzit normalë i largoheshin Gazit

Lexo edhe :  "PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama"

Për ti bishtnuar rrezikut të ngjajshmërisë, njerëzit normalë Gaz-it i largoheshin.
Zagarët që nuk e kishin problem se surrati u bëhej si i Gazit, i afroheshin. Jo pak shqiptarë ranë në dashuri me Gazin si me xhelatin.

Me kalimin e kohës surrati i shqiptarit u bë si surrati i Gazit të Rusisë dhe vetë shqiptari u bë si Gazi i botës. Që një popull i tërë të binte në dashuri me një makinë, dhe ta linte surratin e vet të bëhej si surrati i asaj makine, kjo vetëm në Shqipëri ka ndodhur.

Ka sot plot shqiptarë me surrat aq të deformuar sa Mitsubishin ose Fordin e Komisariatit të Policisë e quajnë Gazi i Degës. Kur brezat e ardhshëm ta shohin Gazin në ndonjë muze, të habitur dhe të dëshpëruar do thonë; Prandaj s’bëjmë hajër ne surratbaltat. Gjyshat dhe gjyshet na i paska përdhunuar Gazi. Qënkemi kopilat e një makine./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Lajme të tjera

Web TV