Finalizohet procesi digjitalizimit në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Autoriteti i mediave audiovizive ka njoftuar sot nëpërmjet një postimi në faqen zyrate “Facebook” përfundimin e procesit të digjitalizimit në 4 qarqe.
AMA njofotn se janë mbyllur transmetimet televizive analoge në Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
Njoftimi i plotë i AMA-s
Sot, datë 30.09.2020, në mesditë, në 4 qarqe të vendit, në Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë janë mbyllur të gjitha transmetimet televizive analoge.
Kalimi nga analogu në numerik në këto qarqe është vijim i procesit të digjitalizimit që më herët ka ndodhur dhe në qarqet e Tiranës, Durrësit, Beratit, Korçës dhe Fierit. Ashtu siç është përmendur nga AMA gjatë fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut për procesin e digjitalizimit, kalimi nga analogu në numerik ofron cilësi shërbimi dhe shumëllojshmëri programesh për qytetarët, si dhe nxit interaktivitetin e rrit konkurrencën në treg mes operatorëve audiovizivë.
Digjitalizimi i transmetimeve audiovizive rrit dhe numrin e kanaleve pa pagesë që përfitojnë qytetarët. Kështu, banorët e qarkut Shkodër shikojnë aktualisht 37 kanale pa pagesë, ata të qarkut të Vlorës 36, të Elbasanit 33 dhe qarkut të Lezhës 32 kanale.
AMA falenderon subjektet audiovizive kombëtare dhe lokale e rajonale për angazhimin në finalizimin e procesit të digjitalizimit në 4 qarqet.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
Tiranë, më 30 Shtator 2020    /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV