Akuzat e PD për listat e zgjedhësve/ Reagon Lleshaj: Adresa është diçka tjetër nga vendbanimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas akuzave të PD për ndryshimin e listave të zgjedhësve.

Ai sqaron se vendosja e adresave nuk ndryshon vendbanimin dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë pasi listat e zgjedhësve do të dalin ekzaktësisht sipas vendbanimit  të qytetarëve, dhe këta të fundit do votojnë aty ku votuan për herë të fundit.

Reagimi i ministrit:

Një zëdhënës i PD nxitoi të reagonte shpejt, pra edhe gabim, për statusin tim lidhur me listat e zgjedhësve. E vetmja gjë me vlerë në atë reagim ishte një fjali e huazuar që thotë se injoranca nuk është alibi. Absolutisht kështu është: injoranca nuk mund të jetë alibi.

Nëse zëdhënësi ende nuk e di diferencën mes konceptit të vendbanimit dhe atij të adresës, është mirë të lexojë vetëm nenin 1/1 të Ligjit për Sistemin e Adresave ku thuhet: “Adresa” përbëhet nga fjalë, numra dhe shenja ortografike, të renditura sipas një rregulli të caktuar, të cilat tregojnë vendndodhjen e saktë dhe unike të një ndërtese, apartamenti ose të një trualli të lirë. Ajo formohet nga shkronja të alfabetit shqip dhe numra arabë.

Duhet inteligjencë minimale për të kuptuar se neni 46 i Kodit Zgjedhor nuk preket aspak. Ai kërkon që listat të dalin në bazë të vendbanimit dhe ato do të dalin ekzaktësisht siç përcakton ky nen, në bazë të VENDBANIMIT.

Adresa është diçka tjetër nga vendbanimi. Shumë qytetarë kanë të njëjtin vendbanim, si për shembull Tiranë, por ata kanë adresa të ndryshme brenda këtij vendbanimi. Ajo që po ndodh, jo sot, por që prej vitit 2016, kur u miratuan ndryshimet në Ligjin për Sistemin e Adresave, është vendosja e adresave.

Lexo edhe :  Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Vendosja e adresave NUK e ndryshon vendbanimin. Ajo vetëm sa e zbardh atë. Vendosja e një numri në derë nuk e lëviz as derën dhe as shtëpinë nga vendi. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të qetë se qendrat e tyre të votimit NUK preken nga puna për zbatimin e Sistemit të Adresave në Shqipëri.

Vendosja e këtij sistemi vetëm sa na afron më shumë me standardet e vendeve të qytetëruara. Të gjithë kanë nevojë të kenë një adresë. Duhet të shkëputemi nga tendencat për ta mbajtur shoqërinë në një stad paraurban, pa shtet, pa identitet, pa adresë apo pa dinjitet.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV