Skandal: 6 muaj e 18 ditë në pritje për aplikim pasaporte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpëtim Zinxhiria

Deri kur do vazhdojë kjo situatë kaotike në këtë ambasadë që vetëm emri i ka mbetur.
Ky skandal i radhës këtë herë vjen nga konsullata e Athinës, skandal që vetëm këtë emër ka dhe askush nuk mund ta mohoj këtë.

Faktet janë reale dhe jo shpifëse dhe qëllimi ynë është thjesht informues dhe jo gjykues, pasi janë të tjerë ata që duhen të merren me këtë lloj skandalesh qe po i kthejnë ambasadën emigrantëve tanë ne Greqi një godinë ferri dhe tmerri.

Më 13 mars 2020 ora 13.41 minuta shtetasi M.A nëpërmjet një zyre në qendër të Omonias bëri në oline kërkesë për apilikimin e rinovimit të pasaportës me nr.03AT200312MARA2624607.
Por…
Që nga 13 Marsi e deri më sot ky shtetas me nr. të pasaportës G46004107M është ende në pritje për të marrë një përgjigje nga punonjësit e konsullatës së Athinës, edhe pse ka zbatuar me korrektësi normat dhe ligjet e vendit të tij.
Kujtojmë kësaj konsullate, që nga 6 Korriku i këtij viti ky person nuk mund te kryej asnjë veprim në Greqi, pasi i ka mbaruar afati i pasaportës.
Flasim për këtë pasaportë që paguhet më shtrenjtë nga vendet e tjera në Evropë, por sikur të mos mjaftojë kjo konsullata po i dëmton shqiptaret edhe në zvarritjen e afatit të pasaportave që nga 1.5 muaj që ish më parë sot ka shkuar në 6.5 muaj.
Qeveria shqiptare duhet të kthejë sytë nga kjo konsullatë…!
Nuk është i vetmi person pasi ka dhe raste te tjera te cilët do ti publikojmë në ditët e ardhshme.
Por pyetja shtrohet a e kuptojnë këta dipllomata te veshur me kostum e gravatë se mbarimi i afatit të pasaportës penalizon emigrantët ne Greqi për çdo lloj shërbimi, përjashto atë të kalimit kufitar?

Lexo edhe :  Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Lajme të tjera

Web TV