Kontrolle me dron në Vlorë/Pranga kryeplakut të fshatit dhe inspektorit, ja çfarë u zbulua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ka arrestuar kryeplakun e një fshati dhe inspektorin e zonave të mbrojtura në kuadër të goditjes së kultivimit të lëndëve narkotike.

Gjatë një inspektimi me dron janë vënë re dy tentativa të kultivimit të kanabisit në fshatin Bolenë.

Autoitetet kanë arrestuar kryeplakun D. M., 69 vjeç, dhe inspektorin I. Gj., 64 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë:

Arrestohen kryeplaku i fshatit Bolenë dhe inspektori i zonave të mbrojtura në këtë fshat, për shpërdorim detyre.
Shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Bolenë, Vlorë dhe si rezultat janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit:
D. M., 69 vjeç, banues në Bolenë, Vlorë, me detyrë kryeplak i fshatit Bolenë, Vlorë.

I. Gj., 64 vjeç, banues në Bolenë, Vlorë, me detyrë inspektor i zonave të mbrojtura në fshatin Bolenë, Vlorë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, shtetasit:
Q. B., 77 vjeç dhe P. B., 41 vjeç, banues të dy në fshatin Bolenë, Vlorë.
Kontrollet kanë vijuar dhe në territorin e fshatit Vërmik, ku është evidentuar një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa
Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi K. Ll., 47 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, me detyrë kryetar i fshatit Vërmik, Vlorë dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Ramicë, Vlorë, inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatin Vërmik, Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kontrolluar territorin dhe nuk kanë dhenë informacion për kultivimin e bimëve narkotike
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dy rasteve të evidentuara
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Gjermania i shpall luftë Rusisë dhe nis Fronti Lindor

1 gusht 1914 - Lufta e Parë Botërore Përgatiti: Leonard Veizi Në korrik 1914, pas vrasjes së arqidukës Franz Ferdinand të...

Kodi i ri Penal/ Reagon Rama: Qeveria nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit

Kryeministri Edi Rama sqaron se drafti aktual i Kodit te ri Penal nuk është hartuar nga Ministria e Drejtësisë apo nga Këshilli i Ministrave,...

Radhë kilometrike/Trafik i rënduar drejt veriut, nga Miloti deri në Lezhë, shkak bllokimi

Një nga shkaqet kryesore të mbingarkesës është bllokimi i urës së vjetër pranë Milotit, e cila është jashtë funksionit prej disa ditësh, duke devijuar...

Pretendon se i kanë vjedhur vota, Aulon Kalaja paraqitet në SPAK

Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK këtë të premte. Kandidati i opozitës më 11 maj pretendon se...

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, foli sërish për hapësirat publike. Në një deklaratë të bërë në vijim të komunikimeve publike për rregullsinë...

Lajme të tjera

Web TV