Zyrtare/ Thaçi dekreton kandidaturën e Albin Kurtit për Kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar vendimin për të mandatuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës.

Nëse Albin Kurti arrin të ndërtojë partneritet me LDK-në, Kosova mund të bëhet me Qeveri në javën e parë të shkurtit.

Në shkresën zyrtare thuhet se presidenti ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për të formuar qeverinë e re, derisa theksohet se për të bërë këtë ka 15 ditë afat.

” Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kërkon miratim nga ana e Kuvendit”, theksohet në pikën e dytë dhe të fundit të këtij dokumenti.

Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit që i bie sot (20.01.2020). Pak më parë, Kurti ka refuzuar që t’i shkojë në zyrë Thaçit për të marrë dekretin. /Fjala.al

Të fundit

“Parashikimet e Simpsons për vitin 2025″…

Shfaqja televizive Simpsons ka qenë prej kohësh e lidhur me parashikimin në dukje të disa prej lajmeve më të...

Vuçiç provokon vendet fqinje, presidenti serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka nisur vitin 2025 me provokime drejtuar Kosovës, Kroacinë dhe Bosnje Hercegovinës. “Mesazhi im për Zagrebin, Sarajevën dhe Prishtinën:...

Reçeli i konkave te pishes, embëlsia kuruese per shëndetin.

Reçeli i pishës është special, i njëtrajtshëm, tejet aromatik dhe i shijshëm. Ai është jashtëzakonisht i dobishëm për sëmundjet e frymëmarrjes. Reçeli i pishës konsiderohet...

Fundi i lojës në Ukrainë: Si mund të përfundojë lufta në vitin 2025

“Duhet të them se situata po ndryshon në mënyrë dramatike,” deklaroi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në konferencën e tij për shtyp në fund...

Masakra në Mal të Zi/ Autori po drekonte me miqtë në lokal

“Autori i ngjarjes ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe më pas është kthyer sërish në tavernë. Mes personave të vrarë, reuzlton të...

Lajme të tjera

Web TV