Tërmeti/ Ekspertët italianë zbarkojnë në Tiranë, do asistojnë prokurorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë ekspertë italianë do të bëhen pjesë e hetimeve për dëmet që la pas tërmeti i 26 nëntorit . Mësohet se ekipi i ekspertëve italianë ka mbërritur tashmë në Shqipëri dhe do të asistojë Prokurorinë e Durrësit në hetimet për tërmetin shkatërrimtar.

Ekspertët kanë qenë pjesë e hetimeve që nisën në Itali pas tërmetit në L’Aquila, ku gjithashtu pati viktima në njerëz e dëme të konsiderueshme materiale. Ata kanë zhvilluar sot një takim në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa nesër do të zbarkojnë në Durrës.

Nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona, ndërsa shkatërroi qindra banesa në Tiranë, Durrës e Thumanë. Prokuroria ka nisur hetimet për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Ndërtim pa leje” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim pa leje” në disa qytete. /Fjala.al

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV