Të dënuarit në regjimin 41bis në grevë urie/Gjonaj: Njëri prej tyre është në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar për herë të parë duke dhënë detaje lidhur me grevën e urisë që kanë nisur dy  të dënuar në regjimin 41bis, në burgun e Peqinit.

Gjonaj është shprehur se njëri prej tyre Arbjon Aliko ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa thekson se nuk pret që të dënuarit ta pranojnë lehtë regjimin.

 “Zbatimi i 41bis nuk është një proces i lehtë. 2 personat (Genc Balla dhe Arbjon Aliko) që janë futur në grevë urie në Peqin, ku njëri ka dalë prej saj dhe sot tjetri është në spitalin e burgut në gjendje që nuk i paraqitet asnjë rrezik. Nuk presim që subjekte që janë vendosur në këto regjime, ta pranojnë lehtë.

Mendoj se ky është vetëm fillimi pasi në vijim do të ketë edhe subjekte të tjera. Natyrisht në respektim të drejtave dhe lirive të njeriut. Është absolutisht nën vëzhgim të rreptë si nga drejtoria e përgjithshme e burgjeva ashtu edhe nga Ministria e Drejtësisë. Edhe në Itali ku u përdor fillimisht, pati vështirësitë e veta, por hapa pas hapi është bërë risi dhe ka dhënë efekte pozitive për qëllimin që është krijuar”, tha Gjonaj.

Aktuaisht mësohet se Aliko ka dalë nga greva, ndërsa Balla vijon akoma të qëndrojë në grevë urie. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, ku dy makina janë përplasur me...

Primaret e PD, mbyllet procesi i votimit në 12 qarqet e vendit

Është mbyllur votimi për primaret e PD-së në 12 qarqet e vendit. Në Lushnjë ka pasur së paku 1440 votues, ndërsa procesi është shtyrë deri...

28-vjeçari australian u zhduk në Valbonë! Flet vëllai: Më njoftoi pronari i hotelit

Vëllai i një australiani 28-vjeçar , quajtur Cameron, që është zhdukur në Valbonë, teksa ishte duke eksploruar vendin, ka folur më tepër për ngjarjen. Sipas...

3 pikë të arta për Elbasanin, tjetër disfatë e Partizanit

Elbasani mundi 2-0 Partizanin, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Të besuarit e Gvozdenovic festuan në minutën e 37-të, teksa Musta ekzekutoi saktë...

Testamenti i Anastasit: I fal ata që më penguan…

Testament i Kryepiskopit të Tiranës, Durrës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit: “I bekuar qoftë emir yt o Zot. Me mirënjohje të thellë reflejktoj mbi vitet që...

Lajme të tjera

Web TV