Ukraina do të hapë ambasadën në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina planifikon të hapë këtë vit ambasadën e saj në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm ukrainas, Vadym Prystaiko, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Edi Ramën. Rama ndodhej në Kiev në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së.

“Këtë vit ne do të hapim ambasadën tonë në Tiranë. Kemi punuar për këtë për një kohë të gjatë dhe shpresojmë se ky hap do t’i ndihmojë vendet tona të afrohen më shumë”, citohet nga mediat vendase ministri Prystaiko.

Prystaiko shtoi gjithashtu se ky vit do të jetë “viti i lulëzimit” në marrëdhëniet Shqipëri-Ukrainë.

Shqipëria ka marrë për një vit drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Ukrainë si drejtues i presidencës shqiptare të OSBE, ndërkohë që vizita të ngjashme pritet të zhvillojë edhe në Rusi e SHBA, si dhe shtete të ndryshme të Evropës./Fjala.al

Të fundit

Xabi Alonso largon yllin e skuadrës: Nuk ke më vend këtu

E ardhmja e Dani Ceballos duket se do të jetë larg Real Madridit. Mesfushori 28-vjeçar po mendon largimin nga...

Kush është Lorenc Lala? I pagoi Laert Haxhiut 50 mijë euro për Albi Bashaliun

Një shtetas shqiptar, i kërkuar si porositësi i një vrasje vite më parë në vendin tonë, ka rënë në prangat e policisë britanike. Sipas...

Luiza Gega akuzon presidentin Smajlaj: Nuk shkoj në Europian, na ktheu 20 vite pas

Të martën në Slloveni do të nisë kampionati evropian i atletikës për shtete, por Luiza Gega nuk do të përfaqësojë Shqipërinë. Atletja e shpallur...

Sherr banal për cigare, 19-vjeçarja vret me thikë adoleshentin

Një 19-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një 15-vjeçar në Bavari të Gjermanisë. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi pas një grindjeje...

Agravon debati! Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top Channel. Mema ishte duke folur për...

Lajme të tjera

Web TV