Arti shqiptar në zi/ Humb jetën regjisori i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjisori dhe shkrimtari i njohur durrsak, Gjergj Vlashi është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Teatri “Aleksandër Moisiu’’ nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se kjo është një humbje e madhe për komunitetin artistik duke e konsideruar regjisorin si ‘’Gjergjin e madh të Durrësit”.

“Një humbje e madhe për të gjithë komunitetin artistik, Njeriu që me punën e palodhur ka bërë aq shumë për Teatrin, Estradën, Përkthimin, Letërsinë, na lë sot me një dhimbje të thellë. Për Gjergjin e madh të Durrësit, i paharrueshëm kujtimi i tij”.

Jeta dhe veprimtaria

Vlashi u lind në Durrës më 13 korrik 1928. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në qytetin e lindjes. Që në vitet e para të pas luftës u mor me teatrin amator dhe debutoi në disa shfaqje si “Nën gështenjat e Pragës’, “Prefekti”, “Çani hoxhë”, etj. Pas shërbimit ushtarak punoi si regjisor ne klubin e portit detar dhe në vitin 1957 u emërua regjisor në shtëpinë e kulturës.

Më 5 maj të vitit 1960 u krijua trupa e estradës profesioniste dhe u caktua regjisor, detyrë që e mbajti deri në vitin 1990, kur doli në pension. Ndërkohë ka punuar me shumë trupa të tjera, duke vënë shfaqje në Tiranë, Shkodër, Korçë, Lushnje, Pogradec, me Estradën e Ushtarit, etj. Ka punuar për disa vite si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ka marrë pjesë me trupën e Durrësit në shumë festivale, duke fituar disa çmime të para.

Gjithashtu ai është autor i librit “Si vihet në skenë një shfaqje estradë” dhe i shumë artikujve e studimeve për estradën dhe teatrin. Krahas punës si regjisor ka zhvilluar një veprimtari të dendur letrare, si shkrimtar dhe përkthyes. Regjisori dhe shkrimtari Gjergj Vlashi është nderuar nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me Urdhërin “Nderi i Kombit”.

Lexo edhe :  Papunësi? Në 2024 janë dhënë mbi 11 mijë leje pune për shtetasit e huaj

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur...

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u...

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Lajme të tjera

Web TV