A do të luhet Juve-Napoli? Bëhuni gati për ndeshjen e paprecedentë në futbollin Italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A do të luhet supersfida Juventus-Napoli në Serie A? Ky është diskutimi më i madh në botën e sportit në Itali orët e fundit. Liga italiane e futbollit ka njoftuar se kjo sfidë është e parashikuar të luhet në orën 20:45, por ka shumë gjasa që skuadra e Napolit të mos zbresë në fushë. Shkaku? Covid-19.

Në sfidën ndaj Genoas lojtarët e Napolit patën kontakte me futbollistët e skuadrës që rezultoi me 14 raste pozitive. Ndërkohë nga Napoli rezultuan të prekur Elmas dhe Zielinski. Ata kanë patur gjithashtu kontakte me shokët e skuadrës, ndaj mjekët e skuadrës nuk rekomanduan që skuadra të zbresë në fushë. Megjithatë, protokolli i Serie A nuk parashikon asnjë lloj shtyrje të sfidës, e cila do të ndodhte vetëm në rast se do të kishte të paktën dhjetë raste pozitivite.

Për këtë arsye, Juventus do të zbresë në fushën e lojës dhe do të presë 45 minuta sipas rregullores, në fund të së cilës mund të dekretohet fitorja e ekipit të Pirlos. Në fund të pjesës së parë bardhezinjtë mund të kthehen në dhomat e zhveshjes me tre pikë plus dhe një fitore 3-0 në tavolinë. E padëgjuar më parë, por të presim e të shohim çdo të ndodhë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Trump u përgjigjet thashethemeve për gjendjen shëndetësore të tij

Presidenti amerikan Donald Trump, reagoi të dielën ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit lidhur me gjendjen e...

Shuhet Dhimitër Anagnosti/Rama: Babai i kinemasë shqiptare! U prehsh në paqe Grand Master

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnostit. Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë e cilëson Anagnostin si...

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me dije se subjekti politik PSD,...

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz,...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Lajme të tjera

Web TV