Fluturimet Prishtinë-Beograd/ Rama përshëndet me ‘kunjë’ për Haradinajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot vendimin e kompanisë Lufthansa për nisjen në një periudhë të afërt të fluturimeve direkte midis Prishtinës dhe Beogradit.

“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm  për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”. Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë”, shkruan Rama.

Por kryeministri nuk e mbyll këtu reagimin e tij, pasi ka lëshuar edhe një “kunjë” për homologun në Kosovë, Ramush Haradinaj, të cilin edhe e paditi për shpifje pak ditë më parë.

“Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, shprehet Rama.

Marrëdhëniet midis Ramës dhe Haradinajt u përkeqësuan pasi ky i fundit e akuzoi kryeministrin e Shqipërisë se ka mbështetur përpjekjet për ndarjen e Kosovës.

Në lidhje me linjën ajrore, zyrtarët në Prishtinë dhe Beograd po i japin mbështetje, ndonëse tek serbët nuk mungojnë pretendimet se fluturimet duhet të nisin pas të hiqet taksa 100% e vendosur nga Kosova.

Për më shumë se 20 vite nuk ka fluturime midis këtyre dy kryeqyteteve, ndërkohë që hapësira ajrore e Kosovës vijon të kontrollohet nga KFOR.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV