Kodi Zgjedhor/ Ralf Gjoni: Mbyllët listat, se doni ‘lëpirës’ në Kuvend. Gjiknuri: Arritje historike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni ka ripërsëritur që do të kontestojë në gjykatën Kushtetuese ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor. Nga foltorja e parlamentit, Gjoni tha se ky draft shkel ndryshimet Kushtetuese që u votuan më herët, duke hedhur akuza për të dyja kahet politike.

“Kur vendosa të marr mandatit, mes shumë intimidimesh mendore dhe fizike nga ana që përfaqësonin pronarët e listave nga të cilat dilja, më mbante një shpresë, se do të bashkëpunonim për të arritur disa gjër të mira për këtë popull. Na ka mbajtur shpresa se mund të arrinim që të gjenim dakordësinë e mazhorancës për të ndryshuar korin zgjedhor.

Me këtë besim unë në 17 janar kam qenë propozues zyrtar që mbështet nga mbi 50 mijë qytetarë shqiptarë të hartuar nga ekspertët. PS sot po tallet me mbi 80% të elektoratit, më vjen keq që Rama nuk është në sallë se nja dy gjëra kam për t’ia thënë, për marrëdhënien me Metën, por janë disa fishekë që do i ruaj më vonë për jetën time politike”, u shpreh Gjoni.

Më tej ai shtoi se, “Kjo është një parti që tallet me mandatet e deputetëve, është një parti arrogante që shpërfill popullin shqiptar, kemi kërkuar dicka për të cilën ju ratë dakord në korrik, e transeksualizuar procesin e ndryshimeve Kushtetuese. Këtë gjë keni bërë ju me Kodin Zgjedhor, si ka mundësi që dikush që është i 15 të marrë 10 mijë vota, si ka mundësi që ti e do me listë të mbyllur po më detyron dhe mua të garoj me listë të mbyllur.

Doni dhe kuota lolipopesh, se doni lëpirëse në Kuvend. Ku është PS-ja sot zoti Ruci, çfarë ndodhi me PS e Arta Dades, të Fatos Nanos, të Ben Blushit, të Mimoza Hafizit, ku është PS që nga një shoqëri aksionere, sot është kthyer në një shoqëri të rëndomtë, Rama e ka privatizuar edhe LSI kishte më tepër demokraci të brendshme. E turpshme, e pafalshme kjo që po bëni në kurriz të popullit shqiptar, do kontestohet në Gjykatën Kushtetuese”.

Lidhur me këtë debat ka ardhur dhe reagimi nga ana e përfaqësuesit të mazhorancës në Këshlllin Politik, Damian Gjiknuri. Ai thotë se kjo është një arritje pozitive dhe historike pasi për herë të parë elektorati zgjedh partinë dhe individin njëkohësisht dhe ka në dorë renditjen e kandidatëve.

Sa i përket debatit për listat, Gjiknuri thekson se është menduar një balancë mes partisë dhe kandidatit, pasi është provuar se zgjedhësi voton më shumë partinë se sa kandidatin, si dhe shton se nuk mund të detyrohet votuesi të zgjedhë më shumë se një kandidat.

Ai shton se kandidatin tashmë nuk e mbron më renditja, por vota, dhe për këtë vendos elektorati.

“Ky është akti final që bën të mundur jetësimin e dispozitave kushtetuese. Arritëm një objektiv të madh historik, falë edhe presionit të faktorëve parlamentarë, për hapjen e listave. Që përveç partisë të votojë dhe kandidatin.

Lexo edhe :  Sot mbledhja e përbashkët e parlamenteve Kosovë-Shqipëri, i pranishëm Rama dhe Kurti

Është arritje e madhe, revolucion i madh i ndikuar nga ndryshimet kushtetuese. Hapja sjell dhe rreshtimin e subjekteve zgjedhore, e kam fjalën për koalicionet. Hapëm listat, por mbyllëm koalicionet me mënyrën e vjetër.

E keni dëgjuar, dhe dua të përgjigjem për disa pretendime. Pse çështja e koalicionit nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Opozita nxjerr modele që nuk ekzistojnë. I sfiduam për një model.

Me muaj të tërë pritëm, padashje dje dolën me një model për të larë duart, për të thënë që bëmë përpjekjen, por model të tillë s’ka. Partitë apo koalicionet shkojnë me listë të përbashkët, e kompozojnë siç duan vetë. Nëse është barazi gare, atëherë partitë garojnë baras. Çdo gjë tjetër është taktikë elektorale, dhe për të vijuar vullnetin e zgjedhësve.

Së dyti, a është në përputhje, hapja në përputhje me Kushtetutën. Kushtetuta thotë, zgjedhësi voton për partinë dhe individin në listë. Janë partitë institucione të rëndësishme demokratike. Demokracia nuk njeh formë tjetër veç partive. Ndryshe do shkonim në kaos. Partitë janë ato që garojnë me listë. Elektorati tashmë ka mundësi të ndryshojë renditjen.

Kushtetuta thotë se jo më pak se 2/3 i nënshtrohen, ne tejkaluam 100%. Pra elektorati mund të ndryshojë. Zgjedhësi voton për ekipin e individin.

Pika tjetër që ka hapur debat, pse vendoset herësi apo pragu. Heq anomalinë por për të nxjerrë kandidatët me peshë. Pjesa më e madhe e njerëzve zgjedhin ekipin. Zgjedhësi mund të zgjedhë disa.

Pse do e detyrojmë ne të zgjedhë vetëm një? Duhet parimi i balancës. Tradita siç thashë, 70% e zgjedhësve votojnë partinë. Sepse partitë paraqiten si ekip. Si do ndodhte? Që 30% do rrëzojnë 70% të votës së zgjedhësve? Pra në 50 mijë vota, partia merr 40 mijë vota, dhe 10 mijë kandidatët të shpërndarë. Pse kjo është si zgjidhet kandidati, me 1 mijë vota?

Kështu balancohet partia me kandidatin. Kemi krijuar mundësinë që mbrojtja nuk garantohet nga renditja, por nga vota. Pra zëvendësohet ai që ka më pak vota. Kjo është një arritje e mirë për Shqipërinë. Do ndodhte që disa zona, do zgjidhnin çdolloj kandidimi. S’kam frikë ta them që partitë e madhe të qeverisin, por të kenë dhe përfaqësim të njëtrajtshëm. Ky model korrigjon çdolloj anomali.

Kjo anomali vjen nga sistemi që kemi, bëmë një kapak, kufi, çdokush që merr nr. E votave të herësit, jo më shumë se 10 mijë, nëse ke marrë 10 mijë, është niveli më i ulët. Mundësi reale dhe për partitë që garojnë për 1 mandat.

U arrit në kompromis pragu 1%, dhe tashmë i jepet mundësia çdo partie reale, jo atyre që qarkullonin si cironka. Një parti që merr 1% të votave s’ka as financim publik. Mundësitë janë reale. I vogli bëhet i madh kur provon veten si në jetën reale dhe në zgjedhje.

Dua të them që të gjitha këto ndryshime e bëjnë shumë më demokrat. Sfidat janë të mëdha. Ky është hapi i parë që do vijojë në vitet që vijojnë.”- tha Gjiknuri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Më shtyu një polic dhe humba ndjenjat”/ Gjekmarkaj: Po shkoj drejt spitalit të Traumës

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat gjatë protestës. “Më shtynë policët dhe u rrezova pa ndenja. Kam aritmi,...

Çfarë i ndodhi? Agron Gjekmarkajt i bie të fikët në protestë: Sillni uji

Përplasje mes policisë dhe protestuesve ka patur në zonën e Pallatit me Shigjeta. Siç bën me dije gazetari Ernest Koçi, deputeti Agron Gjekmarkaj nuk është...

Reshje masive dëbore në Voskopojë, rrugët e qytetit ‘vishen’ me të bardhë

Reshjet e borës kanë mbuluar qytetin e Voskopojës. Rrugët e qytetit janë të “veshura” me të bardhë, teksa dëbora vijon të bjerë. Kjo gjë duket se...

Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike

Nga Skënder Minxhozi Edhe një herë më tepër pati më shumë reporterë, kameramanë e policë sesa protestues. Edhe një herë më tepër acaroi pafund disa...

Makinat bëhen ‘varg’ në Bypassin e Murrizit, prej disa orësh i bllokuar nga bora

Vijon prej disa orësh i bllokuar Bypassi Murrizit në Rrugën e Arbrit. Janë me dhjetëra automjete dhe furgonë pasagjerësh, të mbetura nga krahu i...

Lajme të tjera

Web TV