Zbardhet dokumenti/ Ja si u formua Partia Demokrate Shqiptare në vitin 1920

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aleksandër Cangonja

Një dokument i nxjerrë nga arkivi i shtetit, i përket periudhës së ngjarjeve të mëdha të vitit 1920, nga kongresi i Lushnjës në revoltat e mëdha të Shqipërisë së mesme deri tek vrasja e Esad Pashës nga Avni Rustemi në Paris.

Dokumenti në fjalë është një proklamatë e nxjerrë nga mbështetësit e Esad Pashës të cilët ishin të shumtë në zonën e Shqipërisë së mesme apo në rajonin e Dibrës nga e cila ka dalë dhe kjo proklamatë. Interesant dhe emri i partisë së Esad Pashës i cili teorikisht është themeluesi i të djathtës Shqiptare.

PROKLAMACION

1) Me vendumun e nji Qeveri Automome në viset e gjith Shqipnis pa ndonji mandonji të ndonji fuqi të huaj.

2) Njohim për President Esad Pasha Toptanin.

3) Pranojmë nji pikë të Socialistvet d.m.d. Çifliqet qi ndodhen në Shqipni gjith se cilit i liret masa e duhur për vetr dhe për të tjerat ndahen ndepër çiflinjt me anën e nji komisioni i cili do të caktojnë kufijt dhe çmimin e vleftës, të hollat do të paguhen për njizet vjet Qeverija asht e detyruar me i dhanë Tapin në dorë gjith se cilit mes kufijs caktuar prej Komisionit.

Ata dhekamës qi i kundreshtojnë programin tonë dënohen me dy gjara A. vriten B. çifliket u meren dhe të hollat dorzoheb në arkën e Financës.

4) Ndëpër gjith shkollat e shqipniës gjuh mësimi do t’u pësohet shqipja dhe gjuh e dyë do të jetë Arapçia Helinishtja si mbas fes qi të ndodhet.

5) Qep ditën qi vendohet Qeveria tonë si me ç’do qytet ose Ksahinë falen gjith gjakrat dhe fajtorët qi janë jasht çashtjes Politike.

6) Që mas sodit nepër gjykatoret do të sundojnë gjyqi Ushtriak deri sa të marriej rregull qetësia.

Dibra Vogel 1.2.1920

Referencë: Arkivi Qëndror Shtetëror

Fondi: Gjykata Politike, viti 1920, nr 15.

 

Lexo edhe :  28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV