Armeni-Azerbajxhan/Vijojnë konfliktet midis dy vendeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon përshkallëzimi i konflikteve mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Ndonëse një ditë më parë, Armenia kërkoi të dorëhiqet nga lufta në të cilën ishte përshirë, Azerbajxhani e kundërshtoi në mënyrë kategorike, ndërsa nisi të përgjigjet edhe më ashpër kësaj kërkese, duke shtuar sulmet me raketa.

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin të hënën për sulmin ndaj zonave civile në ditën e nëntë të luftimeve, I cilësuar si më vdekjeprurësi në rajonin e Kaukazit të Jugut në më shumë se 25 vjet.
Qindra njerëz janë vrarë në shpërthimin e fundit të luftës mbi Nago-Karabakun, një enklavë malore që i përket Azerbajxhanit sipas ligjit ndërkombëtar por është e populluar dhe qeverisur nga Armenët etnikë.

Nagar-Karabak tha se forcat Azeriane filluan sulmet me raketa në kryeqytetin e saj Stepan akert, ndërsa Azerbajxhani tha se Armenia
Azerbajxhani tha se Armenia kishte filluar sulme raketore kundër zonave të populluara dhe infrastrukturës civile në Azerbajxhan.

Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se sistemi i saj i radarëve regjistroi pamje të lëshimeve të cilat ishin bërë nga territori i Armenisë.

“Është dezinformim i rremë dhe i plotë që Armenia hapi zjarr në bastionet e Azerbajxhanit,” tha Artrsun Hovannisyan, një zyrtar i ministrisë armene të mbrojtjes.
Përplasjet janë më të rëndat që nga vitet 1990, kur rreth 30,000 njerëz u vranë, dhe po përhapen përtej enklavës së Nago-Karabakut. Ata kanë ngritur shqetësimin ndërkombëtar për stabilitetin në Kaukazin e Jugut, ku tubacionet transportojnë naftë dhe gaz azerbajxhanas në tregjet botërore.

Konflikti kërcënon të zvarrisë fuqitë e tjera rajonale pasi Azerbajxhani mbështetet nga Turqia, ndërsa Armenia ka një pakt mbrojtje me Rusinë.
Një ditë më parë, Armenia kërkoi të tërhiqet nga e gjithë kjo situatë por Azerbajxhani nuk e pranoi një gjë të tillë duke përshkallëzuar edhe më tej goditjen e saj ndaj Armenisë këtë të hënë.

Lexo edhe :  Pse disa pjesë të planit për ambasadën e re kineze në Londër janë fshehur?

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV