Përplasen makinat në Pogradec, 3 persona të plagosur

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në hyrje të tunelit panoramik në Pogradec.

Si pasojë e përplasjes tre persona raportohet se kanë mbetur të plagosur, por ndërkohë nuk dihet sa e rëndë është gjendja e tyre shëndetësore. Ata janë transportuar menjëherë për në spital, ku janë vendosur nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të lehtësuar fillimisht trafikun e rënduar, ndërsa pritet edhe nisja e hetimeve për shkaqet e aksidentit./Fjala.al