Vrasja në Tiranë, i riu ishte deportuar nga Franca për trafik droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana është tronditur mbrëmjen e sotme nga vrasja e një 28 vjeçari. Ngjarja ndodhi në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Astirit, ku viktima Vilson Tafçiu, ka qenë duke qëndruar në ambientet e lokalit.

Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se Tafçiu ka qenë i ulur në lokal në shoqërinë e një vajze, kur autori e ka thërritur për të dalë jashtë. Pasi ka dalë nga lokali, i riu është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur fillimisht i plagosur, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë disa minuta më vonë.

Forcat të shumta policie mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke rrethuar të gjithë zonën, si dhe ngritën pika kontrolli në të gjitha akset rrugurore.

Policia nuk ka dhënë ende informacione për autorin, por ndërkohë që të dhëna të tjera po mësohen mbi viktimën. Mësohet se 28 vjeçari përdorte dy mbiemra, Tafçiu dhe Noka.

Ai u deportua në vitin 2018 nga Franca për trafik droge, çka mund të përbëjë edhe një pistë kryesore për autoritetet në hetimin e ngjarjes.

Vilson Tafçiu jetonte në zonën e Institutit në kryeqytet, por te “Astiri” ndodhej për shkak se aty banonte gjyshja e tij, e cila kishte ndërruar jetë së fundmi.

Mbi 20 persona raportohet se janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje, shumica e tyre klientë në lokalin ku ndodhi ngjarja./Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV