Ilirjan Celibashi merr zyrtarisht komandën e KQZ: Më udhëheq integriteti, paanësia dhe transparenca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilirjan Celibashi ka marrë sot zyrtarisht detyren si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Celibashi ka mbajtur fjalën e tij për mediat  lidhur me detyrën e re ku është shprehur se ai udhëhiqet nga integriteti, paanësia dhe transparenca.

“Qoftë veprimtaria ime si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve por edhe e KQZ do të karakterizohet nga disa parime kryesore si: integriteti, paanësia dhe transparenca. Gjej rastin të inkurajoj median të ketë bashkëpunim të hapur me KQZ dhe me mua si Komisioner Shtetëror. Është në interes të procesit, të shqiptarëve por edhe faktorit politik. Sfida kryesore për ne është çështja e teknologjisë së informacionit. Ne do bëjmë të pamundurën që ta realizojmë këtë proces, por koha ka bërë që edhe çështje të tjera të jenë me rëndësi”,- tha ai.

Sipas Celibashit, “Institucioni i KQZ ka një përbërje të tillë që do krijojë besim edhe te forcat politike sa i përket paanësisë.

Ndërsa nënkomisionerja e KQZ-së, Lealba Pelingu u shpreh besimplotë se do ja dalin të ecin përpara me sfidat që kanë.  /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Vettingu largon nga drejtësia prokurorin e Sarandës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur këtë të premte më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të...

Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca – komunë në Kosovë...

Sezoni veror, radhë e gjatë automjetesh doganën e Qafë Thanës

Radhe dhe pritje në doganën e Qafë Thanës. Radha e automjeteve që do të kalojnë në kufi është mbi 1 kilometër që shoqërohet me...

Rikthehen temperaturat ekstreme në Evropë, Mesdheu nën “pushtetin” e zjarreve

Në Portugali, situata mbetet kritike. Mbi 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar në terren për të luftuar zjarret në mbarë vendin. Zjarri në zonën Ponte...

Trump firmosi urdhrin për tarifat, bien tregjet europiane

Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar rënie të konsiderueshme pas një tjetër përshkallëzimi në luftën tregtare të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë...

Lajme të tjera

Web TV