Dorëhiqet drejtori i BBC

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tony Hall, do të dorëhiqet në verë, njoftoi të martën transmetuesi britanik. Në një mesazh drejtuar stafit, në të cilin shpjegonte vendimin e tij, Hall tha se do të largohej në mënyrë që të lejonte një ekipi të ri drejtuesish të çonin përpara organizatën.

BBC është një rrjet i financuar publikisht dhe formati i tij rishikohet çdo 11 vite nga qeveria britanike. Pas largimit nga transmetuesi, Hall do të bëhet kryetar i bordit të Galerisë Kombëtare.

Ai ka shërbyer në këtë bord që nga nëntori 2019. “Ka qenë një vendim i vështirë për mua. Unë e dua BBC. Jam i dhënë pas vlerave dhe rolit që ne kemi në vend dhe pas asaj që ne bëjmë globalisht”, shkruante Hall në letrën e tij. BBC po përballet me një mori polemikash për shkak të hendekut të pagave mes gjinive, që është hetuar madje edhe nga komisioni për barazinë dhe të drejtat e njeriut në Britani.

Të hënën, një prezantuese radiofonike, Sarah Montague, zbuloi se ajo kishte arritur një marrëveshje 520 mijë dollarëshe me BBC për pagën dhe se organizata i kishte kërkuar asaj ndjesë se e kishte trajtuar në mënyrë të padrejtë për vite. Sipas sondazheve, BBC nuk është më burimi më i besueshëm i lajmeve në Britani. 69 për qind e të anketuarve, thonë se ata i besojnë pjesërisht BBC.

Kjo është më pak se 73 për qind e të anketuarve që thanë se i besojnë burimeve rivale të BBC, si ITV News, por pak më shumë se 55 për qind i besojnë Sky News.

Të fundit

Kush po sulmon emrin James Bond?

nga Mark Sweney Pronarët e markës James Bond e kanë cilësuar përpjekjen e një biznesmeni austriak për të marrë...

“Ai dëshiron të vijë tek ne!” Drejtori sportiv i Barcelonës jep lajmin e mirë!

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se Nico Williams kërkon të bëhet lojtar i skuadrës katalanae. Sulmuesi i Athletic Bilbao mund të ishte transferuar...

Turizmi mjekësor në Shqipëri në rritje, të huajt tërhiqen nga çmimet e ulëta

Vitet e fundit Shqipëria nuk është më vetëm një destinacion turistik. Një tjetër sektor po pëson rritje duke tërhequr vëmendjen gjithnjë e më shumë...

Burrat luajnë me letra në mes të fluturimit, shpërthejnë reagimet në internet

Një video tregon një grup burrash duke luajtur një lojë me letra në ajër. Ata e morën një shall dhe e lidhën në ulëset e...

Adrenalinë me çmim të lartë/ Kafeina, sheqeri dhe sëmundjet që vijnë me pijet energjetike

Ndikimi i kafeinës në zemër, tru dhe metabolizëm Në kundërshtim me besimin e zakonshëm, kafeina nuk rrit përqendrimin e kërkuar për të menduar dhe mësuar,...

Lajme të tjera

Web TV