Miratimi i Kodit Zgjedhor/ Komisioneri Varhelyi: Kjo është kyçe për BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi theksoi se çështja e koalicioneve është shumë e rëndësishme dhe nuk mund të pengohen me anë të një ligji.

Varhelyi shtoi se është vendimtare sundimi i ligjit dhe klima e investimeve në vend, duke apeluar për një gjyqësor të pavarur.

“Sa i përket reformën zgjedhore, ne po analizojmë votën e Kuvendit. Duke  bazuar tek debati politik përpara dhe gjatë procesit të votimit, duket se ka të bëjë me një çështje që e thashë edhe dje. Për sa kohë që koalicionet pas zgjedhore nuk parandalohen, atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj me një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione para dhe pas zgjedhjeve. Shpresojmë shumë që pas marrëveshjes së 5 qershorit, shpresoj që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje.

Na duhet të shikojmë që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të jenë në punë.  Ne përcaktojmë 9 miliardë euro në formë grande. Ne po punojmë edhe për një fond prej 20 miliardë euro shtesë, pra sa rreth 30% e PP-së së rajonit. Kur flasim për transportin, problemin më të madh për rajonin dhe tregtinë janë rrugët që mund të lidhin vendet me njëra-tjetrën. Pas 4-5 vitesh, panorama në rajon do të jetë tërësisht ndryshe. Jemi këtu për të ofruar ndihmën tonë”, u shpreh ai ndër të tjera.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025/ Fond i kufizuar

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e...

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera...

Shefi i OKB-së: Shtetësia për Palestinën është e drejtë, jo shpërblim

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje të hënën bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “hapa urgjentë, konkretë dhe të pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me...

Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej...

Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i këmbimit, 29 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV