Topalli-Bashës: Votove ministrin e Ramës dhe kundërshtove ministrin e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-numri dy i PD-së, Jozefina Topalli ka reaguar për anëtarët e rinj  të KQZ-së. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”,  thekson se votimi i anëtarëve të KQZ-së, është marrëveshje e hapur mes dy palëve Basha-Rama.

Sipas Topallit, në një akt të turpshëm, Basha votoi ministrin e Edi Ramës dhe rrëzoi zëvendës kryeministrin e Partisë Demokratike, Ilir Rusmailin.

Statusi plotë i Topallit:

Para dy ditësh në Parlament, Rama në marrëveshje me Bashën votoi emrat e KQZ-së së re.

Sikur Basha te kishte kontestime për ndryshimet Kushtetuese apo për mbylljen e listave përmes hapjes së rreme , ky i fundit nuk do të kishte dërguar në Kuvend emrat e tij.( Emra që morën votën e Ramës)

Përkundrazi, ata ishin në sintoni për çdo gjë.

I vetmi kontestim që Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili.

Në një akt të turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Ramës dhe rrëzoi zëvendëskryeministrin e Partisë Demokratike.

Ilir Rusmaili është njohësi më i mirë i zgjedhjeve, është profesor i së Drejtës Kushtetuese. Ai i është bashkëngjitur Partisë Demokratike që prej 3 dekadash.

Një ndër mendjet më brilante të kësaj partie .

Votimi i Bashës për ministrin e Ramës me kujtoi marrëveshjen e 2017 kur lB detyroi grupin parlamentar të votojë listën e vetingut që fillonte nga Ina Rama deri tek militantët më famos të Kryeministrit.

Sa bukur merren vesh shahistët për të ruajtur karriget e tyre.

Meritokracia, vlera , parimet e dija nuk kane asnjë vlerë për ta!

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë kufijve të NATO-s, duke ngritur...

Bayern e priti gjithë verën, klubi anglez i merr sulmuesin për 90 mln euro

Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku...

Brataj: Gripi po vjen, kini kujdes!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në kanalin e tij në Youtube është shprehur se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër...

Lajme të tjera

Web TV