Trump i rikthehet fushatës dhe tubimeve elektorale, “Ndihem realisht mirë. Mendoj, perfekt…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç disa videove të përcjella nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk ka bërë asnjë dalje publike prej së hënës, 5 tetor, kohë kur doli nga spitali ku qe shtruar për t’u trajtuar për koronavirus.

Rreth një javë pas diagnostikimit me COVID-19, Presidenti i Amerikan Donald Trump njoftoi mbrëmjen e së enjtes se ai ndihet “shumë mirë” ndërsa mjeku i tij deklaroi se ai “e ka përmbushur terapinë” për sëmundjen.

Ditën e djeshme, mjeku i tij, Komandanti i forcave detare, Sean Conley, u shpreh në një deklaratë për shtyp se Trump mund të jetë në gjendje “për t’iu rikthyer angazhimeve publike” që të shtunën.

Kjo mund t’i japë mundësi Trumpit të vazhdojë fushatën elektorale për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Presidenti amerikan, që tashmë beson se tashmë nuk është më përcjellës i infeksionit, tha të enjten se nuk do të pranonte të zhvillonte debatin e radhës me Joe Biden në mënyrë virtuale.

“Ndihem mirë. Realisht mirë. Mendoj, perfekt… jam aq mirë sa të mbaj një tubim që sonte, s’mendoj se jam më me infeksion ngjitës,” – u shpreh Trump gjatë një interviste telefonike për Fox Business të enjten.

Teksa nuk ka raportime të shpeshta të ri-infektimit, autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar gjithnjë që ata që riaftësohen nga COVID-19 të vijojnë të mbajnë maska, të mbajnë distancë fizike dhe të ndjekin protokollet anti-Covid.

Mbetet e paqartë nëse Trumpi do t’i ndjekë këto rekomandime, teksa në Shtetet e Bashkuara ndaj tij ka pasur vazhdimisht kritika për shkelje të këtyre rregullave. Kritikat më të fundit ishin kur ai theu protokollet, megjithëse i sëmurë, doli me makinë për të përshëndetur dhjetëra qytetarë që kërkonin prezencën e tij.

Lexo edhe :  “Tirana Festive”, muzika popullore ndez sheshin “Skënderbej”

Megjithëse disa pjesëtarë të stafit të tij janë infektuar së fundmi me COVID-19, mjekët pranë Trumpit thonë se ai nuk ka shfaqur shenja të avancimit apo përkeqësimit të sëmundjes. Po kështu nuk raportohen efekte anësore nga qasja agresive e terapisë së ndjekur nga mjekët. Ru. DO/ Fjala.al

 

Të fundit

15 mesazhe të veçanta për t’u uruar njerëzve të dashur Vitin e Ri

Viti i Ri po afron dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja...

Cilat janë frutat më të shtrenjta në botë dhe ku kultivohen?

Kur mendojmë për fruta, shpesh na vjen në mendje një shije të freskët dhe të shijshme që mund ta gjejmë në çdo dyqan ushqimesh. Por,...

Trafik i rënduar për fundvit, shumë emigrantë po zgjedhin të festojnë në Vlorë

Trafik i rënduar. Kjo është panorama që ka në këtë fundvit qyteti i Vlorës. Fluksi i lartë i emigrantëve që kanë ardhur për festat ka...

Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme nis në 2025

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme në Shqipëri pritet të bëhet në vitin 2025, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me qëllim përafrimin e çmimit...

Del një tjetër foto e Arben Ahmetajt nga arratia

Një tjetër foto e ish-numrit dy të qeverisë Rama, Arben Ahmetajt është publikuar së fundmi. Ish-zv.kryeministri, i cili prej më shumë se një viti tanimë...

Lajme të tjera

Web TV