Tronditen italianët, shqiptari e vrau kushëririn vetëm për 50 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për ngjarjen që ka tronditur Italinë, ku një shqiptar u vra nga kushëriri i vet, policia ka dhënë detaje të tjera. Pas arrestimit kushëriri ka dhënë detaje të tjera në lidhje me gjithçka ka ndodhur mes tyre. Mediat italiane iu kanë referuar një portali të Bergamos ku botohen edhe detajet e krimit monstruoz.

Sipas medieve Erion Morina, 20-vjeçari nga Malisheva u vra dhe më pas u hodh në lumë nga kushëriri i tij, Musli Morina. E gjithë zanafilla e sherrit që çoi në krimin e rëndë, ishte një borxh prej 50 eurosh që viktima mendohet t’i ketë pasur autorit.

Natën mes 16 dhe 17 janarit dy të rinjtë që janë familjarë, dolën të pinin kafen në Naviglio të Italisë ku pasi anë konsumuar alkool, janë dehur. Pas këtij momenti mësohet se mes dy kushërinjve ka pasur një debat, që çoi në vrasjen e 20-vjeçarit. Fill pas krimit, Musli Morina, pranoi se e kishte vrarë kushëririn e tij. Madje ai tregoi edhe faktin se bëhej fjalë vetëm për një shifër qesharake të hollash po ashtu siç ka treguar edhe të dhënat mbi mënyrën se si ia ka marrë jetën.

Të dhënat tregojnë se Musliu e ka qëlluar dy herë në kokë në rrugë. Dhe më pas, kur ka rënë tokë, mësohet se Musliu e ka goditur sërish. Pasi e ka tërhequr zvarrë më pas edhe e ka hedhur në ujë. n.k. /Fjala.al/

 

 

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV