Qëllohet me armë drejt një pike servisi, policia në ndjekje të mjetit, kap dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sulm me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Qëllohet me armë zjarri drejt një servisi makinash. Ngjarja është shënuar rreth orës 04:10, ku policia është njoftuar se në Qafë-Kashar, Tiranë, nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi, ku raportohet vetëm për dëme materiale.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.

Shërbimet e policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të dyshuarve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.

Aktualisht të ndaluarit janë shoqëruar në policinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e tyre deri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi,  ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht...

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë është përmbysur në autostradën...

23 gusht 1942 – Nazistët hidhen mbi Stalingrad, lufta ku mbetën 2 milionë të vrarë

Lufta e Stalingradit ishte një nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më vendimtare të Luftës së Dytë Botërore. Ajo filloi në...

Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Pasi tha më herët sot se do të bënte një njoftim të madh në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbuloi nga aty...

Horoskopi ditor, 23 Gusht 2025

Dashi  Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të...

Lajme të tjera

Web TV