Ekspert i krimeve kibernetike, “Hija” prangos në Tiranë një shtetas të huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion policor i koduar “Hija” ka vënë në pranga një shtetas të huaj. Operacioni u krye gjatë së premtes nga “Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike” në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Pas një hetimi të shpejtë duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar dhe në kuadër të parandalimit të përshkallëzimit të situatës kriminale për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, si dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi i huaj B. P., 45 vjeç, Për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera.

I ndaluari dyshohet se ka konsumuar veprat penale të përmendura më lart. Materiali hetimor i administruar nga “Njësia e hetimit të krimeve kibernetike” kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas, nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celular të shtetasve të tjerë.

Pas këtij veprimi, siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta shtetas, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij kompjuterike.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat që mund të jenë të lidhur me këtë shtetas, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, sanksionet deri në 10 milionë euro

Ligji i ri “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” përcakton rregullat për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me...

Kjo është Zonja e parë e re e Sirisë, por çfarë dihet deri më tani për të?

Latifa al-Daroubi është zonja e re e parë e Sirisë, ajo është bashkëshortja e Ahmed al-Sharaa, presidenti i përkohshëm i Sirisë pas rrëzimit të...

Pesë gjërat që prindërit nuk duhet t’i diskutojnë para fëmijëve të tyre

Prindërit duhet ta respektojnë fëmijën dhe të vendosin kufij të rreptë midis çështjeve që i shqetësojnë dhe atyre që nuk i shqetësojnë. Psikologët theksojnë se...

Shën Valentini po afron!Shenjat e Horoskopit që dita e të dashuruarve do t’i gjejë beqarë

Dita e Shën Valentinit po afron, çiftet po përgatiten të mbushin rrjetet sociale me histori dashurie dhe foto me çokollata në formë zemre. Por nga...

I dënuar me 14 vite burg, arrestohet në Luksemburg “skifteri” i bandës së Niklës

Operacioni “Together”, në pranga 1 shtetas i dënuar me 14 vjet burgim, për disa vepra penale të rënda, dhe 1 shtetas i akuzuar nga...

Lajme të tjera

Web TV