Rita Ora mesazh të fortë për vajzat shqiptare: Ju keni fuqinë për të sunduar botën (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani zbuloi një mesazh nga artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora drejtuar vajzave shqiptare me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Vajzave”.

Osmani falënderon Ritën dhe theksoi se ajo shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë dhe jo vetëm.

“Sot në Kuvendin e Kosovës organizuam Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Rita Ora na ka dërguar një mesazh enkas për vajzat e vogla që ishin aty. Faleminderit Rita që shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë e anekënd botës. Krenohemi me ty”, ka shkruar ajo.

“Përshëndetje. Jam Rita Ora. Pavarësisht nëse vendos të bëhesh këngëtare, balerinë, atlete, piktore, aktore apo shkencëtare, mjeke, ti duhet të zgjedhësh rrugën që do të ndjekësh.

Kjo i ndihmon vajzat dhe gratë në Kosovë dhe në mbarë botën të besojnë tek vetja dhe të kuptojnë që i kanë aftësitë, njohuritë e duhura dhe fuqinë për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

I jam shumë mirënjohëse familjes time dhe shoqërisë që më kanë mbështetur në përzgjedhjen time në karrierë deri këtu ku jam. Çdo ditë bëj sakrifica dhe planifikoj të vazhdoj kështu në mënyrë që të frymëzoj dhe motivoj jo vetëm veten por shpresoj dhe shumë vajza gjithandej. Vazhdoni përpara dhe sundoni botën në mënyrën tuaj. Dhe mbani mend ju keni fuqinë për ta bërë këtë””- ka thënë këngëtarja me origjinë shqiptare.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Nuk keni vendosur ende universitetin? Zgjidhja quhet U-Albania

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë. Më...

Barcelona nxjerr në shitje për 15 mln euro “zbulimin e sezonit”

Edhe pse ka bërë disa largime këtë merkato, Barcelona sërish e ka të nevojshme për të bërë largime të tjera, me qëllim që të...

Policia operacion kundër zjarrvënësve në vend, arrestohen 12 persona

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka arrestuar dhe proceduar 12 shtetas...

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u përfshi në një konflikt të...

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë personat që janë të detyruar...

Lajme të tjera

Web TV