Formula 1, Ljuis Hemilton shkruan historinë, barazon rekordin e Mikael Shumakerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Triumfon në Nyrburgring dhe barazon Mikael Shumakerin për numrin e fitoreve. Në atë që ishte një garë historike, Ljuis Hemiltoni ka barazuar rekordin historik të Mikael Shumakerit sa u përket garave të fituara në Formula 1, duke ngadhënjyer në garën e Nyrburgringut. Ndërsa finlandezi Kimi Raikonen u bë piloti me më shumë gara të zhvilluara në Formula 1.

Ljuis Hemiltoni ka barazuar rekordin historik të Mikael Shumakerit sa u përket garave të fituara në Formula 1, duke ngadhënjyer në Çmimin e Madh të Eifelit, ndaj Maks Verstapenit, ndërsa Valteri Botas u tërhoq për shkak të një problemi mekanik.

Ndërkaq, Daniel Riçardo plotësoi podiumin me “Renault” e tij, duke lënë prapa pilotin e “Racing Point”, Serxhio Perez, pasi një futje e vonshme në pistë e makinës së sigurisë, e prishi atë që mund të kishte qenë një betejë e ethshme midis dyshes së kreut në xhirot e fundit. Në atë që ishte një nisje e luftuar fort, Hemiltoni u mundua ta parakalonte shokun e tij të skuadrës, Botas, ashtu sikundër kërkoi të bënte dhe piloti i “Ferrari”-t, Sharl Lëklerk, në dëm të atij të “Red Bull”-it, Verstapen, por pa sukses dhe finlandezi i “Mercedes”-it vijoi ta thellonte, madje, deri në 2 sekonda kryesimin, por deri në xhiron e 13-të, kur pati probleme me gomat.

Duke vijuar të ketë disa xhiro më vonë edhe probleme me motorin dhe duke u tërhequr nga gara. Por futja dhe mbajtja e makinës së sigurisë deri në xhiron e 50-të, me Hemiltonin dhe Verstapenim që ankoheshin për shpejtësinë e saj, bëri që të dy të vuajnë për të mbajtur të ngrohta gomat në pistën e ftohtë të Nyrburgringut. Megjithatë, në 10 xhirot e fundit, Hemiltoni ia doli ta mbajë prapa Verstapenin, i cili nga ana e tij bëri të njëjtën gjë me Riçiardon, i cili siguroi sidoqoftë podiumin e parë që nga ai Çmim i Madh i Montekarlos në 2018-ën.

Lexo edhe :  2025-a regjistroi dëme kolosale nga zjarret. U dogjën mbi 54 mijë hektarë pyje

Dhjetëshen e të parëve e plotësuan Serxhio Perezi, Karlos Sainzi, Pjer Gasli, Sharl Lëklerku, Niko Hulkenbergu, Romën Groszhoni dhe Antonio Xhovinaci, ndërsa Sebastian Feteli mbeti në vendin e 11-të dhe jashtë zonës së pikëve./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave,...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

“Kam një letër për gruan tuaj”, Zelensky befason Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës me gazetarët ka falenderuar Trump për mundësinë e armatimeve që Ukraina po vazhdon të blejë përmes një...

Lajme të tjera

Web TV