Studimi i frikshëm/ Covid-19 mund të qëndrojë 28 ditë mbi ekranin e celularit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga ditët kur Covid-19 depërtoi në të gjithë botën, studiuesit dhe shkencëtarët nuk kanë rreshtur së kryeri studime rreth rrezikut dhe mundësive të përhapjes së tij.

Studimi më i fundit tregon se Covid-19 mund të mbetet në sipërfaqe të tilla si kartëmonedhat, ekranet e telefonit për 28 ditë. Agjencia kombëtare e shkencës Australiane thonë që koronavirusi mund të mbijetojë më gjatë në këtë  sipërfaqe nga sa mendohej. Virusi më së shpeshti transmetohet kur njerëzit kolliten, teshtiten ose flasin. Por ekspertët thonë se mund të përhapet edhe nga grimcat në ajër, si dhe në sipërfaqe të tilla si metali dhe plastika.

Studimet e mëparshme laboratorike kanë zbuluar se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë për dy deri në tre ditë në kartëmonedha dhe qelq, dhe deri në gjashtë ditë në plastikë dhe çelik inox , megjithëse rezultatet ndryshojnë. Por, studimi i fundit nga agjencia Australiane CSIRO zbuloi se virusi ishte “jashtëzakonisht i fortë”, duke mbijetuar për 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara si ekrani i telefonit celular dhe kartmonedha.

Në krahasim, virusi i gripit mund të mbijetojë në të njëjtat rrethana për 17 ditë.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

19-vjeçarja greke denoncon dy persona se tentuan ta përdhunonin

Një 19-vjeçare greke ka denoncuar se dy persona kanë tentuar ta përdhunojnë në një klub nate në Athinës. Sipas mediave...

Sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i zhdukur nga familjarët. Në Komisariatin nr.1...

Vijojnë sulmet ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse të kryera në mbarë Ukrainën gjatë 24...

A ka ardhur fundi i gjigantit Bayern?

Bayern, dikur një prej klubeve më të lakmuara në Evropë, duket se po përjeton një rënie të dukshme në tërheqjen e talenteve të mëdhenj...

U plagos pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari në gjendje kritike për jetën

I plagosuri me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është në gjendje kritike për jetën. 28-vjeçari Liridon Rata u plagos me...

Lajme të tjera

Web TV