Angli/ Vala e dytë e covid mbyll klabet, palestrat dhe baret, kryeministri Johnson me plan të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania e Madhe planifikon të mbyllë shumë shpejt baret, palestrat dhe klabet e natës pasi ratset me Covid-19 po rriten. Mediat vendase raportojnë se kryeministri Johnson do të dalë sot me një vendim përpara qytetarëve.

Boris Johnson shkruajnë mediat, atje të ndalojë qëndrimet gjatë natës në zonat e nxehta me Covid-19, ndërsa do të nxjerrë dhe një urdhër për të gjitha udhëtimet, brenda apo jashtë këtyre zonave.

Kryeministri britanik do të mbajë një takim urgjent sot për të përfunduar më pas detajet me ministrat përpara se të përcaktojë kursin e veprimit për vendin në Parlament.

Johnson pritet t’i drejtohet vendit , së bashku me Kancelarin Rishi Sunak dhe Kryeshefin e Mjekësisë për Anglinë, Profesor Chris Whitty.

Anglia do të ndahet në tre me zona të etiketuara si me rrezik të mesëm, të lartë ose shumë të lartë dhe tituj të tillë do të informojnë publikun dhe zyrtarët për ‘ndërhyrjet e duhura’ të nevojshme. Çdo zonë e kategorizuar në Nivelin 3 – ose me rrezik shumë të lartë – do të shohë masat më të ashpra të vendosura.

 

Nga e mërkura, qindra klabe dhe bare në Anglinë Veriore janë vendosur të mbyllen për një muaj nën Nivelin 3, sipas The Telegraph. Çdo biznes i cili është i detyruar të mbyllë dyert e tij për publikun thuhet se do të ketë 2/3 e pagave mujore të çdo punonjësi deri në 2,100 £ të paguara nga Qeveria.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV