Turqia rikthen anijet kërkimore në zemër të Greqisë, ndizen tensionet mes dy vendeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia njoftoi të dielën në darkë se do dërgojë anijen kërkimore Oruc Reis në Mesdheun lindor me qëllimin për të kryer një studim sizmik përgjatë 10 ditëve të ardhshme, duke shkaktuar përsëri tensione me Greqinë.

Përmes një mesazhi të dërguar në sistemin e alarmit detar NAVTEX, marina turke theksoi se anija Oruc Reis do të realizojë aktivitetin e saj në rajon, duke përfshirë pjesën jugore të ishullit grek të Kastellorizo.

Greqia pretendon se ka të drejtë për shfrytëzimin e ujërave detare përreth Kastellorizo, por Turqia e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke këmbëngulur se ka ajo të drejtë për shfrytëzim për shkak të vijës së gjatë bregdetare që ka.

Kujtojmë se Ankaraja vendosi për herë të parë anijen kërkimore Oruc Reis dhe anijet e saj luftarake në ujërat e diskutueshme me 10 gusht dhe për më tepër e zgjati misionin, duke injoruar kështu thirrjet e përsëritura të Athinës zyrtare dhe Bashkimit Evropian për t’u ndalur.

Oruc Reis, së bashku me dy anije të tjera kërkimore të quajtura Ataman dhe Cengiz Han, do t’i bashkohen misionit të fundit kërkimor, i emërtuar “sondazh sizmik” dhe do të qëndrojnë në mision deri në datën 22 tetor.

Anija u kthye në brigjet turke në muajin shtator dhe në atë periudhë ky veprim u pa si një fund i krizës politike mes dy vendeve.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se do t’i jepte një shans diplomacisë, por zyrtarët turq nga ana tjetër u shprehen se tërheqja e anijes u bë për arsye mirëmbajtjeje dhe se do të rikthehej përsëri në ujërat detare.

Shpresa për zbutjen e tensioneve u ripërtëri përsëri kur të dy vendet ranë dakord për një marrëveshje të ndërmjetësuar nga NATO për të rifilluar një dialog mbi mosmarrëveshjen.

Lexo edhe :  Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Vendimi për të vendosur anijen e saj kërkimore kaq shpejt në ujërat e diskutueshme treguan se Turqia është “e pasigurt” dhe “në të vëretetë nuk dëshiron një dialog”, deklaroi Ministria e Jashtme e Greqisë./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Sa kushton projekti i këmbësorëve në ish-Bllok?

Rreth 3 milionë euro do të jetë projekti që pritet të transformojë ish-Bllokun në zonë këmbësorësh. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë,...

Dibër, muajt e parë të vitit me fluks të shtuar virozash në spitalin rajonal

Dy muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një fluks të shtuar të të prekurve nga virozat stinore. Mjekja infeksioniste pranë Spitalit Rajonal Dibër,...

Studimi i ri: Evropa do të ketë miliona vdekje nga i nxehti

Një studim i ri zbulon se temperaturat ekstreme – kryesisht nxehtësia – parashikohet të vrasin deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në...

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, ka dëme...

Primaret e PD, mbyllet procesi i votimit në 12 qarqet e vendit

Është mbyllur votimi për primaret e PD-së në 12 qarqet e vendit. Në Lushnjë ka pasur së paku 1440 votues, ndërsa procesi është shtyrë deri...

Lajme të tjera

Web TV