Shpenzimet e merkatos, Mourinho trajneri më dorëlëshuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jose Mourinho kryeson listën e trajnerëve që kanë bërë shpenzimet më të larta deri më tani në merkato.

Në një shkrim të “Gazzetta Dello Sport” renditen menaxherët që kanë regjistruar gjatë gjithë karrierës së tyre shifrat më të larta të dhëna për merkato.

Që prej fillimit të karrierës së tij te “Special One”, Mourinho ka drejtuar disa prej skuadrave më të mëdha të Europës, duke fillur me me Chelsea-n, Inter-in, Real Madrid-in, Manchester United dhe Tottenham.

Portugezi ka fituar shifra shumë të larta nga puna si teknik, por në të njëjtën kohë i ka detyruar klubet me të cilët ka bashkëpunuar që të shpenzojnë edhe 1.5 miliardë euro vetëm që të plotësohen dëshirat e tija.

Kalimi i Paul Pogba te Manchester United është edhe transferimi më i shtrenjtë që është bërë me kërkesën e Mourinhos dhe ka shkuar plot 104 milionë euro.

Vendin e dytë në renditjen e medies italiane e zë Carlo Anceloti. Tekniku italian ka operuar në skuadrën si Milan, Chelsea, Paris Saint-German, Bayern Munich, Napoli, Real Madrid dhe tashmë ndodhet në klubin anglez të Everton.

Anceloti i ka kushtuar klubeve ku ka punuar plot 1.1 miliardë euro dhe blerja më e shtrenjtë e realizuar me kërkesën e tij është ajo e Gareth Bale te Real Madrid me 100 milionë euro.

Treshja e trajnerëve që kanë shpenzuar më shumë gjatë gjithë historisë së futbollit në merkato plotësohet nga Pep Guardiola, i cili po ashtu ka arritur t’i afrohet shifrës së 1.1 miliardë eurove.

Katalanasi ka menaxhuar skuadrën e Barcelonës, Manchesteri City-it dhe Bayern Munchin, ku dhe ka bërë blerje shumë të kushtueshme. Shpenzimi më i shtrenjtë i tij deri më tani është ajo e Zlatan Ibrahimoviç në “Camp Nou” për një shumë prej 66 milionë euro./Fjala.al/

Lexo edhe :  Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm

Të fundit

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00,...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në...

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet...

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit duke korrigjuar frazën referuar Sali...

Lajme të tjera

Web TV