Reshjet e shiut/ Përmbyten rrugët kryesore në Durrës, lumi Ishëm del nga shtrati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme në qytetin e Durrësit. Si pasojë e rënies së tyre gjatë gjithë natës janë përmbytur disa nga rrugët kryesore, si rruga “Aleksandër Goga”, nga Spitali tek Muzeu i Dëshmorëve, lagjja numër 5, zona tek stadiumi dhe rrethrrotullimi i stacionit të trenit.

Momentalisht situata është jo shumë problematike pasi nuk ka reshje të mëdha. Por në rast rrebeshesh rrugët bëhen të pakalueshme sepse nuk funksionon rrjeti i kanalizimeve.

Gjithashtu si pasojë e reshjeve të dendura në rrethin e Fushë Krujës është rritur ndjeshëm niveli i lumit Ishëm duke rrezikuar seriozisht përmbytje në fshatrat e zonës se Bilait ku përfshihen fshatrat Murqine, Mallkuc, Bilaj dhe Mazhe.

Në fshatin Murqine ky lumë ka dalë nga shtrati aktualisht duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.

“Fjala.al” mëson se fatmirësisht nga reshjet e shiut nuk ka pasur probleme serioze në  qytetet e tjera të vendit dhe të gjitha akset janë të kalueshme ditën e sotme, ndonëse disa prej tyre me vështirësi.

Edhe në Kukës, reshjet e shiut kanë sjellë sërish rënie gurësh në rrugët e qarkut duke vështirësuar qarkullimin. Prefektura Kukës në njoftimin e saj zyrtar thotë se si rezultat i kushteve të motit në bashkitë e Qarkut Kukës situata aktualisht është e qetë dhe nuk ka emergjencë.

“Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht,  ka patur rënie inertesh në segmente të ndryshme, por firmat kontraktore po punojnë për mbajtjen në gatishmëri të tyre. Rrugët bashkiake janë të qarkullueshme normal”, thuhet në njoftimin e Prefekturës Kukës.

Elbasan i vetmi problem është mungesa e energjisë elektrike në Renjë të Librazhdit dhe Rrasë të Belshit.

Korçë shiu ka qenë me intensitet mesatar ku sasia e rreshjeve ka qenë rreth 74 mm. Nga informacionet e dërguara nga strukturat përgjegjese, situata aktuale në të gjithë territorin është e mirë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, dorëzon kërkesë në Gjykatën e Posaçme

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” caktuar nga Gjykata...

Zgjedhje për Bashkinë Tiranë? Berisha mbështet një kandidat të përbashkët nga opozita

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me propozimin për një kandidat të përbashkët nga opozita për zgjedhjet për kryetar bashkie...

Cilët ishin Elon Musk dhe Jeff Bezos të Romës së lashtë?

Paratë nuk të bëjnë të lumtur? Në Romën e lashtë nuk ishte kështu: ja ku janë njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm...

“Nuk keni parë gjë akoma!”, Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se të mos mbetet asgjë”, duke sugjeruar se sulmet e...

Pluhuri i proteinave: E ndihmon apo e rrezikon shëndetin?

Marrja e mjaftueshme e proteinave është e rëndësishme për ruajtjen e masës muskulore, ndjenjën e ngopjes dhe energjinë gjatë ditës. Kohët e fundit, shumë...

Lajme të tjera

Web TV