Emrat/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset nusja me vjehrrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksident me pasojë dy persona të plagosur janë regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Aksidenti u shënua pranë Pishkashit, ku një makinë ka dalë nga rruga, prej lagështirës dhe ka përfunduar në një kanal, i mbushur me ujë.

Në automjetin e përfshirë në aksident po udhëtonin nusja dhe vjehrri i saj, të cilët kanë mundur të thyejnë xhamin e makinës dhe kanë dalë prej saj, duke shpëtuar mrekullisht.

Të plagosurit janë Hysen Skordhja dhe Marjana Iljasllari të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Bluzat e bardha raportojnë se fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV