Koronavirusi/ Turisti pret 7 muaj për ta vizituar, autoritetet hapin Machu Picchu-n vetëm për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi më i famshëm turistik në Peru, Machu Picchu, është rihapur vetëm për një turist japonez, pas disa muajsh mbyllje për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Personi i parë në tokë që vizitoi Machu Picchu pas bllokimit, jam unë”, shkruajti Jesse Katayama në llogarinë e tij në Instagram, duke i bashkangjitur postimit edhe një foto.

Në sfondin e fotos dallohej maja madhështore e malit, mbushur me rrënoja antike që dikur tërhiqnin mijëra turistë në ditë, por që tani ka mbetur bosh për shkak të ndalimit të turistëve që nga muaji mars, si pasojë e frikës së krijuar nga pandemia.

Mësohet se 26-vjeçari, një instruktor i arteve marciale ka qëndruar në Peru që nga muaji mars.

Ai kishte blerë një biletë për të vizituar destinacionin turistik disa ditë para se vendi të shpallte emergjencën shëndetësore.

26-vjeçari do të qëndronte vetëm tre ditë, por me fluturimet ajrore të anuluara dhe kufizimin e udhëtimeve, ai e gjeti veten të bllokuar për muaj me radhë.

Mirëpo, çështja e tij arriti tek autoritetet lokale të turizmit, ndërsa pranuan t’i jepej një leje e veçantë për të vizituar qytetin Inca, duke e rihapur sitin arkeologjik vetëm për të.

Mendova se nuk mund të shkoja atje, por falë jush që iu lutët si autoriteteve lokale dhe atyre qëndrore, m’u dha kjo mundësi super e veçantë”, shkruajti ai në japonisht në llogarinë e tij në Instagram.

Kujtojmë se Machu Picchu është trashëgimia më e vjetër e Perandorisë Inca, e cila sundoi në një pjesë të madhe të Amerikës Jugore për një shekull, para pushtimit spanjoll në shekullin e XVI.

Rrënojat e vendbanimit Inca u rizbuluan në 1911 nga eksploruesi amerikan, Hiram Bingham dhe në vitin 1983, ky sit arkeologjik u shpall një Trashëgimi Botërore nga Unesco.

Lexo edhe :  Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Rihapja e Machu Picchu për publikun ishte planifikuar fillimisht në muajin korrik, por u shty më vonë për në muajin nëntor.

Vetëm 675 turistë do të pranohen në ditë, 30 përqind e numrit të lejuar para pandemisë, ndërsa turistët që do ta vizitojnë tani e mbrapa do jenë të detyruar të respektojnë masat e veçimit shoqëror.

Machu Picchu u hap për turistët për herë të parë në vitin 1948, por është mbyllur vetëm një herë më parë, për dy muaj në vitin 2010, kur një përmbytje shkatërroi shinat hekurudhore që e lidhin atë me Cusco.

Shënim: Perandoria Inca ishte shoqëria më e madhe prehispanike e Amerikës së Jugut kur u zbulua nga pushtuesit spanjollë të udhëhequr nga Francisco Pizarro në shekullin e 16-të. Në kulmin e saj, Perandoria Inca kontrolloi të gjithë pjesën perëndimore të kontinentit të Amerikës së Jugut midis Ekuadorit dhe Kilit. Kryeqyteti Inca ishte në Cusco të Perusë dhe legjendat e Inka pretendonin se ishin pasardhës nga qytetërimi i madh Tiwanaku në Liqenin Titikaka./Re.D/Fjala.al 

 

 

Të fundit

Lapaj e ngatërron Ramën me Pilinçin

Ardit Rada Në politikën shqiptare ka gjithmonë vend për një lajm të madh që nuk është lajm. Për një histori...

Gonxhja: 26.5 mln euro të kursyera nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në 16 muaj, Operatori i Blerjeve të Përqendruara...

Ish-të dënuarit politikë, del lista e dosjeve të përfituesve të këstit të pestë

Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën...

Dita Botërore e Qenit: Pse duhet të mblidhni gjithmonë jashtëqitje qeni!

Në Ditën Botërore të Qenit, po shpjegojmë të gjitha arsyet (edhe ato që nuk i keni menduar ende) pse nuk duhet ta lini jashtëqitjen...

Dy vëllezër të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Interpol Roma i arreston

Dy vëllezër të shpallur në kërkim për disa vepra penale, janë lokalizuar dhe arrestuar në Itali si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Policisë...

Lajme të tjera

Web TV