U përurua me shumë bujë, por Liga Unike rrezikon dështimin ende pa nisur…!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liga Unike e Basketbollit për Meshkuj, midis Shqipërisë dhe Kosovës, ka patur një jehonë të madhe, teksa në ceremoninë e përurimit ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, por pyetja e madhe që është ngritur është se ku do të luhen këto takime, në një kohë kur basketbolli është ndaluar dhe nuk po ka “dritë në fund të tunelit” nga autoritetet.

“Ne i kemi ndjekur të gjitha hapat administrative për ta ngritur në këmbë këtë event, të cilin do ta konsideroja si më madhorin të zhvilluar ndonjëherë në trevat shqiptare, – ka sqaruar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani.

“Këtij eventi qeveria e Kosovës i është përgjigjur me masa konkrete, duke lejuar hapjen, – ka vijuar ai. – Madje ne kemi avancuar në programin në mbledhjen e parë të zhvilluar në Prishitinë dhe kemi vendosur datën 31 tetor 2020 për hapjen eventuale të kësaj veprimtarie.

Janë caktuar datat, është bërë statuti dhe gjithçka. Madje qeveria shqiptare gjatë ceremonisë së eventit “Shqipëria pa kufij” rikonfirmoi nismën e dy federative tona dhe përdori si diçka të realizueshme. Por, sidoqoftë, nuk besoj që të ketë marrë në konsideratë efektin kohor, që është domosdoshmërisht i rëndësishëm.”

“Sepse këtu nuk flitet për një veprimtari të rëndomtë, por për një event që kërkon përgatitje serioze, – ka theksuar zyrtari i FSHB-së. -. Pra, veprimtarinë nuk duhet ta hapësh ditën e garës, por duhet të përgatisësh më parë të gjitha kushtet.”

Por, a ekzison hapësira për ta mbajtur këtë event pa cënuar strukturën e veprimtarive kombëtare, në një sezon kur parashikohet edhe zhvillimi i Ligës Unike? “Në kushte të jashtëzakonshme në të cilat ndodhemi, kur mungon një datat ende nuk ua kemi përcjellë pyetësorët dhe rregulloret shoqatave anëtare, të cilat zakonisht klubet i kanë pasur që në mesin e korrikut”, – përgjigjet nr. 2 i organizmit që qeveris koshin në vend.

Lexo edhe :  De Rossi udhëheq revolucionin tek Roma, nëntë lojtarë me “valixhet në duar“

“Vështirësia ekziston, sepse përtej të gjitha ndryshmeve të datave, ne vazhdojmë t’i kemi hiptotetike, – ka vijuar ai. – Konkretisht e kemi të pamundur që të marrim një vendim, por ju garantoj që Kampionati Kombëtar i Basketbollit në Shqipëri, ashtu sikundër edhe ai në Kosovë, do të jenë të pacënueshëm.

Liga është një veprimtari e ndërmjetme, që do të zhvillohet në bazë të marrëveshjes dhe do të ketë vendin dhe kohën e vet. Përveç kësaj, nuk duhet të harrojmë që do të kemi dhe një vështirësi shtesë dhe shumë të madhe në mbyllje të edicionit.”

“Sepse siç dihet më 25 prill është data e zgjedhjeve dhe pallatet e sportit kthehen në salla numërimi votash, duke e vështirësuar edhe më shumë kalendarin sportive në salla të mbyllura.

Komunikimi ynë, sidoqoftë, ka qenë intensiv duke kërkuar jo vetëm një informacion për ecurinë e kampionatit, por edhe dhe njoftimeve të vendimeve të Komitetit Drejtues për edicionin e ri, si edhe njohjes me veprimtarinë e Ligës Unike, që pritet të fillojë në fund të tetorit, teksa qeveria e Kosovës dhe të gjitha qeveritë e vendeve të Evropës e kanë dhënë “dritën jeshile” për rifillimin, madje edhe me spektatorë”, – ka përfunduar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Pësojnë rënie monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 17 maj 2024

Sot, më 17 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.1 lekë dhe shitet 93.1 lekë. Euro sot...

Temperatura deri në 28 gradë/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era...

Parashikimi i yjeve për sot 17 maj 2024

Dashi Një ditë e mirë kjo e premte për të lindurit e Dashit. Sot juve do të dini se si t’i shprehni ndjenjat partnerit/es. Ajo...

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit të 36-të të kampionatit, skuadra...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Lajme të tjera

Web TV