”Humbja e opozitës u mboll nga Berisha”/ Basha: Po shpik armiq që të fsheh dështimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka sulmuar përmes një postimi në Twitter, kreun e Rithemelimit, Sali Berisha.

Në reagimin e tij Basha nënvizon se Berisha kërkon të shpik armiq me qëllim që të fsheh dështimin që pati në zgjedhjet lokale.

Ai shton se humbja e opozitës në 14 maj u mboll nga Sali Berisha, i cili vendosi hallin e vetë personal mbi interesat e demokratëve.

“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve.

Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”, shkruan Basha.

Të fundit

Sot feston ditëlindjen, e gjeni dot sa vjeç bën Maestro

Sot është një ditë speciale për Armaldo Kllogjerin. I njohur gjerësisht si Maestro, Armaldo feston sot ditëlindjen e 48. I...

Kompetencat e NATO-s në Kosovë

Dikur rreth 50.000, sot afër 4.000 paqeruajtës të misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR, vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë....

Çfarë lidhje kanë patatet e skuqura me ankthin dhe depresionin?

Patatet e skuqura janë një ushqim i shijshëm për shumë njerëz, por këto ushqime mund të kenë një ndikim negativ te shëndeti mendor. Një ekip...

Oferta e çmendur nga Arabia Saudite, Karim Benzema merr vendimin mbi të ardhmen

Pas 14-vitesh pjesë e Real Madrid, duket se aventurës së Karim Benzema me klubin e Los Blancos i ka ardhur fundi. Sulmuesi ka disa...

Pushime “të kripura”/ Shtrenjtimit të çmimeve i shtohen rritja e pagave të fluturimeve

Këto pushime verore që po afrojnë do të jenë edhe më “të kripura” se vjet. Shtrenjtimit të ushqimeve, pijeve e kostove të transportit këtë...

Lajme të tjera

Web TV