PAA: Tani po punohet për oligarkinë dhe jo për bujqësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Agrare Ambientaliste të martën ka kritikuar qeverinë Rama se ka dhuruar çdo muaj miliona euro për oligarkinë, ndërsa ka shkurtuar buxhetin për bujqësinë.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PAA sqaroi se shifrat e buxhetit afatmesëm 2020-2022, i nxjerrin bojën fasadës demagogjike të mazhorancës.

Ajo tregoi se ka përgatitur një program konkret për ndaljen e braktisjes dhe varfërimit të zonave rurale, për mbështetjen e fermerëve, për skema sigurimi risku nga fatkeqësitë natyrore, për sigurinë ushqimore dhe ekonominë e gjelbërt.

Ky program i përgatitur nga ekspertët më të mirë të politikave bujqësore do të prezantohet për publikun dhe do të jetë një ftesë e hapur për bashkëpunim të pa kushtëzuar por të bashkuar.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se do të heqë akcizën e naftës, duke realizuar kështu një kërkesë të hershme të fermerit shqiptar. Rama tha se ky vendim pritet të hyjë në fuqi me datë 1 janar, 2021. Kryeministri, gjithashtu njoftoi se karburantit bujqësor do t’i hiqet edhe taksa e qarkullimit dhe ajo e karbonit. Mësohet se nga ky vendim, sipas qeverisë, do të përfitojnë rreth 47 mijë fermerë të regjistruar me NIPT dhe të tjerët që do të duhet të regjistrohen./la.mi/Fjala.al

Të fundit

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ndryshimi i Kodit Penal çdo 10 vite bëhet për qëllime të caktuara nga...

Ngjarja e policit në Vlorë; Nuk është rastësi, por simptomë dhe alarm për përgjegjësi

Nga Fejzo Subashi Ngjarja e fundit me policin në Vlorë nuk mund dhe nuk duhet të përgjithësojë të gjithë Policinë e Shtetit. Por po aq...

KQZ shpërndan zyrtarisht mandatet për qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar shpërndarjen zyrtare të mandateve për deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Lista përfundimtare përfshin...

‘Pagesë e dyshimtë në mitingun e Kamala Harris’/ Trump kërkon ndjekje penale për Beyonce

Presidenti Donald Trump gjatë fundjavës bëri thirrje për ndjekjen penale të superyllit të muzikës Beyoncé - bazuar në diçka që nuk ka ndodhur në të vërtetë. Trump pretendoi...

Vrasja e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë tre të akuzuarit

Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, tre të akuzuarit si bashkëpunëtorë të vrasjes së 56-vjeçarit Anesti Rama,...

Lajme të tjera

Web TV