Ja kush është bukuroshja italiane që i ka fituar zemrën Marash Kumbullës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç paraqitjeve të tij të shkëlqyera brenda fushës së blertë, Marash Kumbullës duket se po i ecën mirë jeta edhe jashtë futbollit.

Kumbulla vazhdon të jetë ndër futbollistët shqiptar më të vlerësuar , teksa vetëm një muaj më parë u zyrtarizua si lojtari më i ri i Romës, falë talentit të tij dhe paraqitjeve të shkëlqyera me skuadrën e Veronës. Talenti 20-vjeçar është momentalisht lojtari më i shtrenjtë kuqezi, teksa vlera e tij aktuale prek shifrat 25 milionë euro.

Por mbrojtësit shqiptar duket se po i ecën mirë jeta edhe jashtë futbollit. Tashmë është e konfirmuar lidhja e tij me modelen Greta Manzato. Bukuroshja italiane ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale foto të shumta në krah të futbollistit shqiptar, ndërsa duket më e dashuruar se kurrë.

Manzato është shumë aktive në rrjetet sociale duke postuar vazhdimisht edhe linjat e saj perfekte, ndërsa nuk ngurron t’i shprehë dashurinë mbrojtësit shqiptar përmes fotove të ndryshme, të cilat nuk do të pëlqeheshin shumë në vendin e origjinës së Kumbullës.

Kumbulla bëri debutimin me Kombëtaren shqiptare në minutat e fundit kundër Moldavisë dhe kjo lëvizje e Edi Rejas ishte për ta bërë përjetësisht kuqezi talentin 20-vjeçar. Kumbulla u aktivizua si titullar në ndeshjen ndaj Kazakistanit, ku dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes duke dhënë sërish një performancë të nivelit të lartë.

Fj.Ak/Fjala.al

Të fundit

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit...

Dy turistë rrëzohen në malet e Komanit/ Zjarrfikësit dhe ambulanca nisen për ndihmë

Dy turistë të huaj që po eksploronin malet rreth bigjeve të liqenit të Komanit, në zonën e Pukës, kanë humbur orientimin. Turistët kanë kerkuar ndihmë...

Plagoset me armë një 27-vjeçar në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Rreth orës 19:10, një 27-vjeçar, i identifikuar si...

Doganat mbledhin 23,2 miliardë lekë në korrik, rritje nga karburanti, cigaret dhe birra

Administrata Doganore mblodhi 23,2 miliardë lekë të ardhura në buxhet gjatë korrikut, çka përfaqëson një rritje prej 9,1%, në krahasim me korrikun e vitit...

Kush është Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Lajme të tjera

Web TV