Rritja e rasteve me Covid-19 në Europë/ Merkel: Të mos hedhim poshtë atë që arritëm përmes kufizimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh e shqetësuar për rritjen e rasteve nga Covid-19 në Europë.

Gjatë një debati mbi presidencën gjermane të Bashkimit Evropian në Komitetin për Rajone të bllokut Merkel tha se nuk duhet hedhur poshtë sakrifica e këtyre muajve me kufizime për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Po e shoh me shumë shqetësim rritjen e numrit të të infektuarve në pothuajse çdo pjesë të Evropës dhe duhet të them se situata vazhdon të jetë serioze. Ne nuk duhet të hedhim poshtë atë që kemi arritur përmes kufizimeve gjatë muajve të fundit. Këto kufizime nuk kanë qenë të lehta për askënd prej nesh”, theksoi ajo.

Në javët e fundit vendet evropiane po përballen me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Ditën e sotme, Italia që ishte një nga vatrat më të mëdha gjatë valës së parë së parë së virusit, shënoi sërish shifra të larta me 5901 të infektuar dhe 41 viktima.

Kohët e fundit, shumica e vendeve evropiane kanë prezantuar masa shtesë të kufizimeve.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV